TIRANE- Familjet e tre drejtuesve të lartë të policisë janë marrë në mbrojtje pasi janë kërcënuar me jetë.
Burime nga policia bëjnë me dije se është marrë në mbrojtje familjet e shefit të parandalimit të krimit në drejtorinë e Policisë së Tiranës, me inicialet B,K; familja e ish zëvendësdrejtorit të policisë së Tiranës, me inicialet D.M dhe familja e ish zëvendësdrejtorit të policisë Elbasanit, me inicialet SH.P.
Nga të dhënat e para mësohet se ndaj shefit të parandalimit të krimit në drejtorinë e Policisë së Tiranës është kërcënuar përmes thirrjeve telefonike nga një numër që ka prefiksin e Gjermanisë. Mësohet gjithashtu se autori kishte marre disa numra oficerësh të tjerë derisa arriti të gjente dhe kërcenonte shefin e parandalimit të krimit.
Policia e Tiranës ka vendosur një shërbim të operacioneve speciale per ruajtjen e banesës dhe familjen e oficerit B.K. Gjithashtu ka marrë në mbrojtje familjet e dy kryepolicëve të tjerë.
Ish zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës ka qenë objekt i kërcënimeve edhe gati dy vjet më parë kur iu vendos tritol në derën e jashtme të banesës së tij. Ende policia nuk ka arritur të zbardhë autorët e këtij kërcënimi që ndodhi në fund të vitit 2011.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com