Rama ka propozuar dënime më të ashpra për kanosjen e deputetëve, funksionarëve publikë, personave publikë dhe familjarëve të tyre, përfshirë kërcënimet në internet.
Paketa parashikon gjithashtu ndëshkimin e personave që kërcënojnë, dhunojnë ose shantazhojnë një deputet për ta detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, apo një funksionar për të marrë ose për të mos marrë një vendim.
"Mbrojtja e deputetëve, funksionarëve e personave publikë. Kanosja ndaj funksionarëve dhe familjeve të tyre. Kanosja ndaj personave publik dhe familjeve të tyre, janë vepra penale. Ata mbrohen nga kanosja edhe online, duke përcaktuar një dënim më të ashpër. Shantazhi dhe presioni për të ndikuar në vendime, çon në ndëshkimin e kush kanos, dhunon ose shantazhon personalisht një deputet për ta detyruar të votojë në një mënyrë apo një funksionar publik për të marrë ose për të mos marrë një vendim apo një person publik për të bërë apo më bërë diçka" tha Rama.
Sipas kryeministrit, kritikat, protestat dhe peticionet nuk përfshihen në këto dispozita.
Lajmi kryesor:
Nga dëmshpërblimi i bizneseve te ndëshkimet financiare e penale për dhunuesit në protesta, Rama prezanton paketën me 6 masa: Përgjigja jonë ndaj dhunës e shkatërrimit!









