Kërcënimi i Athinës për kufirin/ Havari paralajmëron grekët, Artan Hoxha: Piramidat nuk ekzistojnë më

Deklarata e ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias se “ushtria greke refuzon të njohë kufijtë me Shqipërinë” ka shkaktuar debate në vendin tonë, ndërsa tensionon akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve, që nisën pas vrasjes së ekstremistit minoritar në Gjirokastër. Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha deklaroi në emisionin ‘Repolitix’ se aktualisht në një pjesë të kufirit me Greqinë nuk ka piramida në këmbë.

Gjërat që janë të vërteta janë të qarta, nuk janë sanksionuar mes shteteve. Kemi një tentativë për marrëveshje për kufirin detar, kemi një problem për kufirin e gjelbër. Nuk e kemi të mirëmbajtur brezin e kufirit me Greqinë, piramidat. Unë kam ikur nga kufiri si emigrant dhe e kujtoj si ka qenë brezi kufitar, nuk ka pasur as shkurre, por e pastruar. Ka qenë pjesa me klon, ka qenë një brez tjetër më pas. Ne e respektojmë atë kufi, por ata nuk kanë rënë dakord. Të shtunën e kaluar isha në Leskovik dhe ne nuk kemi piramida në këmbë, në kufi me Malin e Zi janë.

Në malin e Gramozit piramida nuk ekziston si shenjë. Me Greqinë nuk kemi marrëveshje as për lumenjtë dhe përrenjtë. Kjo pjesë që ka thënë Kotzias nuk e kuptoj. Më duken si justifikime si situatë që krijon konflikte. Ne nuk na cilësojnë si rrezik, ata kanë pretendime, por ne nuk kemi, jo më të kërkojmë varreza për çamët. Ky i Kotzias është sinqeritet, pasi është larguar nga posti....Ne mendojmë se na mbron NATO, por në NATO janë edhe Greqia edhe Turqia. Kufiri jonë është vendosur me protokollin e Firences, gjenerali që ka qenë me përcaktimin, Telini për këtë punë është vrarë.

Artan Hoxha

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie thotë se pavarësisht deklaratave të grekëve, ata de facto e njohin kufirin, pasi kemi disa pika të kalimit kufitar mes dy vendeve.

 Kufiri imagjinar sikur thotë Tani është. As nga policia dhe as nga ushtria nuk ka projekt që të merret me piramidat, që në kohën e komunizmit. Është e vërtetë që ushtria greke nuk i njeh kufijtë tokësorë. De facto ata dhe ne i njohim, pasi kemi pika kalimi me Greqinë dhe patrullimet nga vendi fqinj që trajtojnë kalimin e paligjshëm të kufirit bazohen këtu. Por piramida nuk më ka rënë të shoh. Ai me deklaratën tregon një të vërtetë, por është edhe presion. Ai na tregon se akoma nuk u njohim ju.

Arben Hajdarmataj

Ndërsa ish-drejtuesi i policisë, Mit’hat Havari shprehet se Kotzias e ka bërë deklaratën për kredo politike, por ka edhe një paralajmërim.

Ai e ka thënë për ndonjë kredo politike për të ngjallur frymën e pjesës së etur të Greqisë për të kaluar kufijtë. Piramidat mund të jenë të rrënuara, por ekzistojnë. Gjeneral Telini që u vendos për të vendosur kufijtë, u vra në 1923 nga pala greke. Kufijtë janë dhe janë njohur që në kohën e Zogut, apo komunizmit. Ushtria është strukturë që varet nga shteti si këtu, nuk është e pavarur. I bie që Tsipras, që është kryeministër duhet të distancohet nga këto deklarata të Kotzias. Kjo është histori e mbyllur përgjithmonë. Kotzias ta dijë që ky popull është aq i ndjeshëm që nëse do të cenohet edhe një milimetër tokë, edhe ai më i vdekuri....

Mit’hat Havari

Sipas ministrit të sapodorëhequr, Kotzias ushtria greke refuzon që të njohë kufijtë shtetërorë midis Shqipërisë e Greqisë. “Ushtria jonë refuzon që të njohë kufijtë midis Greqisë e Shqipërisë. Ushtria duhet që të bëjë disa veprime me anë të të cilave të shprehet njohja e kufijve prej saj dhe nuk po i bën”, ka deklaruar Kotzias gjatë një interviste të dhënë sot për një radio greke. Ndërkohë që dy vendet janë në negociata për kufirin detar dhe disa çështje të tjera, deklarata e fundit e ish-ministrit të Jashtëm që ka qenë në krye të negociatave rrit tensionet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja