Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ironizuar ngjarjen e sotme në Korçë ku deputeti Ligoraq Karamelo denoncoi se është kërcënuar me jetë nga tre persona për faktin se pranoi që të merrte mandatin nga listat e PD-së. Salianji thotë se kërcënimet nuk kanë qenë politike, pasi sipas tij nëse do e njihte populli i revoltuar nuk e fal tradhtinë dhe trafikun e mandatit.

"Ligoraq Karamelon e njihte pakkush si kandidat në fushatë dhe ai thuajse nuk dilte fare. Jam i sigurt qe nuk e kanë njohur as sot si deputet, dhe shyqyr që nuk e kanë njohur. Kërcënimet nuk kanë qenë politike. Se nëse do e njihte populli i revoltuar nuk e fal tradhtinë dhe trafikun e mandatit" shkruan Ervin Salianji.