Kërcënimi i Erdogan, vjen reagimi i parë nga Kosova, Veseli: Të befasuar

Kërcënimi i Erdogan, vjen reagimi i parë nga Kosova, Veseli: Të befasuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Veseli ka thënë se është i befasuar me deklarimet e presidentit turk, transmeton “Zeri.info”.

“Jemi të befasuar me deklarimet e Presidentit te Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, të drejtuara ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në një kohë kur institucionet e Republikës së Kosovës po trajtojnë në hollësi veprimet që çuan në arrestimin dhe deportimin nga Kosova në Turqi të gjashtë shtetasve turq. Këto deklarata janë shqetësuese, sepse vijnë nga lideri i një vendi mik, mbështetja e të cilit shtet është dëshmuar në vazhdimësi para dhe gjatë gjithë ekzistencës së shtetit tonë. Andaj, deklarimet e tilla nuk i kontribuojnë forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit te ndërsjellë, për çka vendi ynë ka qenë dhe është i përkushtuar”, ka shkruar Veseli.

Ai më tej në një shkrim në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se Kosova do të vazhdojë rrugën e saj evropiane, duke ofruar bashkëpunim për shtet mike si Turqia.

‘Veprimet e institucioneve të Republikës se Kosovës janë sovrane dhe si të tilla nuk mund t'u nënshtrohen presioneve të jashtme. Në këtë drejtim, edhe marrja në përgjegjësi e bartësve të institucioneve të sigurisë është çështje e brendshme dhe në diskrecion të lidershipit të Kosovës. Republika e Kosovës do të vazhdojë pa kompromis rrugën e vet evropiane, të forcimit te vlerave perëndimore dhe demokratike, duke ofruar bashkëpunimin e vet me të gjitha ato shtete mike që duan raporte të respektit të ndërsjellë, duke përfshirë edhe Republikën e Turqisë”, ka shkruar Veseli.

Përndryshe, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës dhe shefit të AKI-së, ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj duke thënë se populli i Kosovës nuk ia jap më tutje mbështetje për të qeverisur më vendin.

Ministri Flamur Sefaj dhe shefi i AKI-së, Driton Gashi janë shkarkuar pasi nuk kanë njoftuar paraprakisht kryeministrin për arrestimin dhe depërtimin e gjashtë turqve nga Kosova të cilët kërkohen nga shteti i Turqisë, nën dyshimet se janë mbështetës të Fetullah Gylenit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 02/04/2018 11:13

    Presidenti turk Erdogan nuk mund te kercenoje askend perderisa veprimet e Kryeministrit Haradinaj jane ne perputhje me kushtetuten e Rep. se Kosoves. Haradinaj eshte drejtues i drejtperdrejte i AKI-se dhe eshte e drejta e tij te largoje cdo drejtues qe cenon sovranitetin e institucioneve te republikes se Kosoves. Ndaj Erdogan me qasje e sjellje poltike prej nje Califi apo Sulltani te koheve tona nuk mundet kurrsesi te kercenoje askend ne ushtrimin e detyrave qe i ngarkon kushtetuta e vendit te tij. Nqse qendrimi i tij vijon me tej duhet qe republika e kosoves te rishikoje raportet me turqine dhe minimalisht duhet te terheqe ambasadorin per nje kohe te pacaktuar. duke iu rikthyer ceshtjes Driton Gashi kjo kerkon nje hetim te plote qofte nga Drejtesia ashtu edhe administrativ per te percaktuar pergjegjesine dhe zbuluar arsyet cfare nuk ka funksionuar ne sistemin e sigurise. Veprime te kesaj natyre nga ana e Gashit deshmojne nje levizje pas te demokracise ne kosove qe nuk shkon drejt konsolidimit por te nje shteti policor ku mbisundon Policia Politike. Natyrshem emerime poltike sikurse edhe ne shqiperi ashtu edhe ne Kosove deshmojne deshtimin e drejtimit politik te institucioneve te sigurise. Urojme qe shpresojme qe operacioni ne fjale te mos jete drejtuar nga Drejtori i AKI-se pasi do te perbente nje precedent skandaloz ku shkelen ne menyre arbitrare jo vetem sovraniteti instituciional dhe siguria e Kosoves por edhe Lirite dhe te drejtat e njeriut nje element fondamental per lirine dhe demokracine e brishte ne Kosove.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK