Kërcënimi i gazetarit Artan Hoxha nga grekët, Unioni i Gazetarëve: Athina dhe Tirana të gjejnë autorët

Kërcënimi i gazetarit Artan Hoxha nga grekët, Unioni i Gazetarëve: Athina dhe Tirana të gjejnë autorët

Artan Hoxha

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar duke dënuar kërcënimet ndaj gazetarit të Report Tv, Artan Hoxha. Pas kërcënimit të gazetarit investigativ me ekzekutim nga qarqet më ekstremiste, raciste dhe neonazite greke, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon nga Prokurori i Përgjithshëm i Greqisë që të hapë hetimet për rastin për të vendosur para drejtësisë autorët. Gjithashtu, UGSH i bën thirrje palës shqiptare që të vlerësojë seriozisht kërcënimin dhe të bashkëpunojë me autoritetet greke për të zbardhur autorët.

Shkak për vënien e Hoxhës nën shënjestrën e këtyre qarqeve ekstremiste ka qenë komenti i tij për ngjarjen e Bularatit, ku RENEA ekzekutoi minoritarin grek Kostantinos Kacifas, i cili për orë të tëra terrorizoi tërë këtë zonë, atë ditë në festë, duke qëlluar drejt uniformave blu me një armë kallashnikov të modifikuar. Madje Kacifas kërcënoi jo vetëm forcat e policisë shqiptare dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë por dhe vetë përfaqësuesit grekë dhe shqiptarë të niveleve të larta të mbledhur për të festuar 28 tetorin në Bularat, duke i cilësuar tradhtarë. Mes të cilëve dhe ministren greke të Kulturës. Ekstremisti i armatosur grek arriti deri aty se me armë në dorë i dërgoi një mesazh dhe kryeministrit grek Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Rama, se do t’u vinte radha dhe atyre.

Gazetari Artan Hoxha bëri një koment të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku përgëzonte policinë dhe RENEA-n për ndërhyrjen profesionale, e cila shmangu marrjen e jetëve njerëzore të pafajshme. Ky postim i gazetarit arriti të bëhej lajm në dhjetra media greke, që në mënyrë aspak profesionale e kanë etiketuar Hoxhën me terma denigruese, duke nxitur drejt tij një lumë mesazhesh kërcënuese. Dhe nuk bëhej fjalë vetëm për mesazhe urrejtjeje racore ndaj Hoxhës, por janë qindra mesazhe që e kërcënojnë me jetë duke i thënë se tashmë “e kanë identifikuar, kanë foto dhe video të tij, dhe e dinë kush është”.

Deklarate e UGSH-se
Kercenimet e ekstremisteve dhe nacionalisteve greke ndaj gazetarit Artan Hoxha nje rrezik dhe provokim mbi lirite themelore te gazetarit mes dy vendeve

Tirane me 31.10.2018

Mediat shqiptare dhe ato greke, gjate tri diteve te fundit, kane publikuar reagime agresive dhe kercenime te individeve te njohur nacionaliste ndaj gazetarit investigativ Artan Hoxha.

Kolegu Hoxha publikoi kercenimet serioze te ketyre individeve dhe qarqeve ekstremiste te naionalizmit grek, ndaj tij se pari ne fawet personale te rrjeteve sociale. Kercenimet ne adrese te gazetarit Hoxha, erdhen pas raportimeve dhe qendrimeve qe afishoi publikisht per incidentin dhe vrasjen e qytetarit me dy shtetesi, nga Bularati i qarkut te Gjirokastres, te ndjerin Kostandinos Kacifas. Ne faqet personale te rrjeteve sociale te kolegut Artan Hoxha ekstremiste greke dhe individe te njohur per radikalitet verbal dhe te angazhuar, shprehin vendosmerine per hakmarrje primitive ndaj gazetarit i cili respekton pikepamjet e veta te shprehura lirisht ne opinionin publik dhe mediat e vendit tone. Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin e vet per kercenime te tilla qe vijne prej vendit fqinj dhe apelon per hapjen e hetimeve ndaj rastit, nga Prokurori i Pergjithshem i Greqise.

Kerkojme nga autoritetet e Republikes se Shqiperise ta vleresojne seriozisht kete kercenim dhe ne bashkepunim ligjor me palen greke te zbardhin autoresine e ketyre kercenimeve per te vene para pergjegjesise ligjore autoret e ketij agresioni ndaj lirise individuale dhe asaj te nje gazetari.

Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erti: 31/10/2018 16:16

    Reagimi shume I vonuar.Pse?

    Përgjigju
    • Dentisti: 31/10/2018 17:01

      Po prisnin mos u vinte ndonje evro nga pala greke.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase