Kjo përgjigje ende mungon si nga vetë prokurori Llalla dhe nga institucionet që po hetojnë mbi këtë situatë të krijuar nga muaji Korrik 2016 e deri ditët e para të shtatorit ku familja llalla, bashkëshortja dhe dy fëmijët kanë lënë Shqipërinë.
ReportTv sjell një vëzhgim të njoftimeve zyrtare të vetë prokurorisë ku rezulton se dosjet e këtij 9 mujori janë nga Sekuestro pronash në miliona eruo dhe deri në hetim pasurish për zyrtarë të lartë.
Më 6 Janar 2016 prokuroria njofton se ka vënë nën hetim biznesmenin Rezar Taçi me akuzën e mos pagimit të taksave.
Më 30 Janar me urdhër të prokurorisë vihet në pranga ish Ministri i Punës në qeverinë Berisha Spiro Ksera tashmë i dënuar me vendim gjykate.
Në ditën e parë të muajit shkurt në pranga vendoset me kërkesë të prokurorisë kreu i hipotekës Shkodërs dhe Drejtori Rajonal i Shëndetit Publik në Devoll.
Pak ditë më pas më 7 Shkurt prokuroria vë nën sekuestro një pasuri miliona euroshe në bregdetin e velipojës, plot 9 pallate dhe administrator i kësaj pasurie rezulton biznesmeni Sait Fishta.
Më 13 Shkurt prokuroria përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq 13 persona mes tyre dhe Admir Tafilin të konsideruar kreu i organizatës kriminale të vrasjeve me pagesë.
17 Shkurt do të sekuestroheshin me kërkesë të prokurorisë 75 h truall në Kavajë dhe këtë ditë vetë Llalla do të ishte i pranishëm në Kavajë duke kërkuar hetimin e cdo dosje pronësie mbi të cilën kishte dyshime për falsifikim.
Një ditë më pas në Kryeqytet më 18 shkurt do të ndalohej drejtori i Tatimeve të kryeqytetit Androkli Kokthi, tashmë i lirë.
Më 9 Mars një hotel me vlerë miliona euro sekuestrohet në Vlorë me kërkesë të prokurorisë së Krimeve të rënda pas një hetimi të miratuar nga prokurori i përgjithshëm.
Prilli do të ishte muaji që do të lidhte firmën e prokurorit me grupet terroriste, më 5 prill ai do të aprovonte kërkesën e vartësve për të dënuar me 152 vite burgim rekrustuesit e Xhihadistëve apo njohur ndryshe si Imamët e vetëshpallur.
Dy ditë më pas më 7 Prill në gjykatë do të përfundonte dosja “Xibraka” hetimet të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me laboratorik e kokainës zbuluar në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë e partnerët gjerman në Janar të 2015.
Më 8 Prill 2016 prokuroria kërkon gjykatë konfiskimin e pasurisë prej 3.2 milion USD dhe 450 mijë euro, pasuri të Kastriot Ismail ish administratorit të borxheve të Cez nën hetim e gjykim për mashtrim dhe vjedhje me pasoja të mëdhaja.
Më 18 Prill Prokuroria e Krimeve të rënda pas një takimi të prokurorit të përgjithshëm me vartësit e tij dhe drejtorin e Policisë Haki Cako urdhëron ndalimin e Emiliano Shullazit. Shullazi prej asaj ditë qëndron nën arrest ndërsa prokuroria e ka nën hetim për dyshime në lidhje me gjobvënie kërcënime dhe shantazhe përfshi dhe atë ndaj dy profesorëve Dhori Kule e Mynyr Koni.
Një ditë më pas akuza e Durrësit vë nën sekuestro ish Hotel Vollgën në Durrës, objekt në Pronësi të Shullazit të cilën ai e kishte fituar me kontratë trashëgimie të firmosur para noterit.
Më 31 Maj prokuroria sekuestron në Vlorë pronë të paluajtshme në vlerën e 100 milion eurove, plot 220 h truall në Karaburun.
Më 1 qershor në hetim për falsifikim dokumentesh vihet kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, hetim i cili nis pak orë pas takimit të kryeprokurorit llalla me kreun e KQZ Lefteri Lleshi në zbatim të ligjit të dekriminalizmit.
Pak ditë më pas më 13 qershor prokuroria kërkon arrest me burg për Roshin, por gjykata e rrëzon këtë kërkesë duke detyruar hetim në gjendje të lirë.
Gjatë qershorit listës së sekuestrove i shtohet sërish prona në Vlorë dhe këtë herë arrihet në vlerën e 200 milion eurove përfshi troje dhe hotele të përfituara me falsifikim dhe burim parash nga droga e prostitucioni.
Më 27 Qershor me firmë të vartësve të tij Kryeprokurori Llalla miraton pretencën me 175 vite burg për bandën e babagjyshve, banda e drejtuar nga i dyshuari Ilir Kupa që nën kërcënimin e armëve grabisnin argjendari e biznese shërbimi.
Më 18 korrik prokuroria vë nën hetim gjyqtaren e lartë Majlinda Andrea dhe kërkon pezullimin e saj nga detyra.
Më 23 Gusht prokuroria e përgjithshme njofton se krimet e rënda sekuestrojnë pasurinë e ish deputetit Kristian Demokrat Mark Frroku i cili është nen akuza për vrasje, pastrim parash e ndërtim të paligjshëm.
Dosja e fundit e regjistruar penalisht për të cilën prokuroria e përgjithshme ka bërë njoftim zyrtar është ajo e hetimit të dhunimit të biznesmenit Libanez Fadi Mitri dhe sekuestrimit të pronës prej 45.000 m2 truall në bregdetin e Lalëzit.
Por cila nga këto dosje ka kërcënuar Llalën këtë mund ta thotë vetëm ai dhe hetimi që vartësit e tij duhet të kryejnë për këtë rast të konsideruar vërtet të rëndë.
dy.b/shqiptarja.com