Kërcënimi i stafit nga të dënuarit, korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës/ Drejtoria e Burgjeve kërkon kamera trupi për punonjësit
Pas policise se shtetit edhe burgjet kerkojnë instakimin e kamerave te trupit për punonjesit gjatë kryerjes së sherbimit. Kamerat per shmangien e korruptimit apo shpërdorimit të detyrës.
Redaksia 6 Nëntor 2020, 11:39 | Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 18:52
Pas policisë së shtetit edhe burgjet kërkojnë instalimin e kamerave të trupit për punonjësit gjatë kryerjes së shërbimit. Kamerat do të shërbejnë për shmangien e korrupsionit por edhe për të kapur rastet e shpërdorimit të detyrës.
Burime nga burgjet sqaruan për Report TV se kamerat shihen si të domosdoshme për të faktuar edhe rastet kur të burgosurit kërcënojnë e shantazhojnë stafin e burgut. Forcat operacionale janë ato që kontrollojnë qelitë, mbajnë rregull, transportojnë të dënuarit në prokurori, gjylatë, spitale.
-Konkretisht, në fushën e rritjes së sigurisë në ambjentet e vuajtjes së dënimit do të investohet në blerje pajisjesh speciale dhe kontrolli (Sistem telefonik për DPB-në, sisteme të reja kamera sigurie në IEVP, sistem komunikimi me radio në të gjithë territorin e IEVP-ve, kamera trupi për forcat operacional etj,rreth 78.2 miljon lekë.
Me blerjen e këtyre pajisjeve parashikohet të rritet niveli i sigurisë fizike nëpërmjet vëzhgimit dhe kontrollit me sisteme sigurie të kontrollit dhe monitorimit elektronik dhe policisë së burgjeve. Ky investim do të përmirësonte elementet e mbikqyrjes dhe sigurisë për stafin policor në Sistemin e Burgjeve.
Gjithashtu edhe në zbatimin e Ligjit 108/2018 në IEVP, janë krijuar regjime të posaçëm sipas parametrave të sigurisë së lartë ku nevojiten të instalohen sisteme të pavarura për mbikqyrje dhe monitorimin e kategorisë që trajtohen në këto regjime.
-Në fushën e përmirësimit të infrastrukturës ndërtimore, përmirësimit të kushteve të të dënuarve, si rikonstruksioni i IEVP-ve dhe blerja e automjeteve (auto-burgje dhe auto-ambulanca) në përputhje me standartet e EU-së, kemi parashikuar një fond prej rreth 322.8 milionë për vitin 2021 nga buxheti i shtetit.