Avokati i Populli ka inspektuar sot ambientet e burgut të Ponjskës ku po mbahet nëna 34-vjeçare dhe foshnja e saj.
Në një prononcim për mediat Endri Shabani tha se e reja duhet të lirohet nesër, dhe se nëse kjo nuk ndodh, po shkelen procedurat.
“Që kur jemi vënë në dijeni dje, kemi nisur hetimin e çështjes. Kemi çuar një grup inspektimi në Komisariatin Nr. 6 dhe në bllokun e sigurisë për të verifikuar fazën e parë, ku ne dyshojmë që mund të jemi para shkeljes së procedurës. Duhet kuptuar a është problem sistemik apo është vetëm një rast, sepse një nënë me fëmijën në gji është mbajtur në bllokun e sigurisë për 72 orë, mbase ka dalë një vendim i formës prerë, ka qenë e panevojshme.
Në bindjen time, ditën e nesërme nëna do të lirohet. Nëse nuk lirohet, do të jemi para shkeljeve procedurale sepse nuk mund të mbahet është e pamundur, qoftë nga dispozitat e Kodit Penal, qoftë nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, është e pamundur që për veprën për të cilën është dënuar, fëmija që ka në gji të mbahet në këtë IEVP”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Nëna e tre fëmijëve të mitur në burgun e Pojskës, me të edhe foshnja 1-vjeçe! Nesër seancë urgjente në Gjykatën e Tiranës! Begaj vë në dispozicion faljen presidenciale
Komente









