Në Kukës kanë nisur punimet për ndërtimin e një burgu të ri, investim prej 6.4 milionë eurosh që synon modernizimin e sistemit penitenciar në vend.
Objekti do të ndërtohet në territorin e ish-batalioneve ushtarake dhe do të ketë kapacitet për 160 persona të dënuar me vendim të formës së prerë. Projekti parashikon edhe punesimin e 150 personave.
I pranishëm në nisjen e punimeve ishte ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Ai tha se reforma në drejtësi nuk përfundon me vendimin e gjykatës, por duhet të garantojë edhe mënyrën se si trajtohen personat gjatë vuajtjes së dënimit.
"Reforma në drejtësi nuk përfundon te gjykata. Ajo vazhdon edhe në mënyrën se si shteti administron vuajtjen e dënimit. Sistemi penitenciar duhet të garantojë jo vetëm sigurinë, por edhe respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, duke krijuar kushte që ndihmojnë rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të privuar nga liria", tha Gogu.
Ministri theksoi në këtë burg do vuajnë dënimin dhe rreth 40 shtetas të Kosovës që vuajnë dënimin në Shqipëri, duke i afruar më pranë familjeve të tyre.
Komente








