Kërcënimi i Xhajës/ 'Arbitrat përdoren për interes të FSHF-së', Arsen Hoxha për Report TV: Ndeshja Kastrioti - Laçi duhet të riluhet

Ndeshja e javës së 28-të mes Kastriotit dhe Bylisit në Superligë, e programuar për dje në 15:00 u shty për shkak se FSHFpranoi kërcënimet me jetë për arbitrat dhe kryesorin me stemën e FIFA, Juxhin Xhajën. Ngjarja është e paprecedentë në futbollin shqiptar, teksa nën zë pranohej edhe më herët se arbitrat kanë qenë nën presion për ndeshje të caktuara. Veç Xhajës, kërcënimet me jetë janë drejtuar edhe kundër familjarëve të tij.

Në deklaratën për mediet nga FSHF, organi i futbollit në vend pranoi se edhe ndeshja e javës së shkuar me Kastriotit dhe Laçit ishte e "fiksuar", teksa kurbinasve iu anullua një gol pas presionit dhe kërcënimit për arbitrat.

Për emisionin "Studio Live" në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, nga SHBA foli edhe Arsen Hoxha. Ish-shefi i arbitrave në FSHF u shpreh qartë se zyrtarët e futbollit në Shqipëri i përdorin arbitrat për interesin e tyre, me vendimet që kanë sjellë këtë situatë të zymtë dhe kërcënuese.

"Çështja e dhunës në sport është pasqyrimi i dhunës që është në Shqipëri. Futbolli ka notuar midis shumë të këqijave. Arbitrat janë përdorur në interes të zyrtarëve të FSHF-së. Vitet e fundit, me Jorgjin në krye ka tre arbitra shumë të mirë. Rasti me Kastriotin është si pasojë e dhunës së gjithanshme që ndodh në Shqipëri", tha fillimisht Hoxha.

Ish-arbitri i FIFA tha se pas personave që kryejnë këto akte janë njerëz të lidhur me drejtuesit dhe sportistët.

"Episodet e dhunës dhe kërcënimet? Unë e thashë edhe më parë që futbolli ynë ka operuar me metoda të tilla. Më vjen keq që i ndodhi Krujës, kanë qenë sportdhashës objektiv dhe të matur. Duhen parë arsyet e këtyre gjërave. Personat që kryejnë këto akte janë njerëz të lidhur me drejtuesit, sportistët ose me ata që kanë interesa të tjera", tha ish-arbitri.

Në lidhje me anulimin e golit të Laçit një javë më parë, po në përballjen me Kastriotin, ish-arbitri dhe se ndeshja duhet të riluhet.

"Tolerim nga FSHF? Masat duhet të jenë më të ashpra dhe konkrete. Mbajnë qëndrime të lehta disa herë. Arbitri që nuk mori përsipër lojën, është një vendim profesional. I takon arbitrit të vendosë, deleguesi dhe vëzhguesi pyeten. Vendimin e merr arbitri. Goli i mohuar për Laçin, për shkak të presionit. Është e dënueshme dhe jo sportive. Arbitrat s'kanë qenë profesionistë. Mos bien presion e njerëzve që bëjnë këto akte. Duhet të thërrasë policinë dhe federatën që janë në stadium. Në rast se kjo situatë nuk stabilizohet, ndërpret ndeshjen. Një vendim në kundërshtim me të drejtën është një metodë e keqe që aplikohet. Arbitrat të mbajnë përgjegjësi. Nëse ndaj Laçit ka pasur pasaktësi, ndeshja duhet të luhet sërish në fushë asnjëanëse. Ndeshja duhet të përsëritet dhe ata që kanë ushtruar dhunë të dënohen", tha Arsen Hoxha.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori