Kërcënimi me armë ndaj gazetarëve në Krujë, shpallen në kërkim 3 persona! Nis hetimi ndaj 2 shoferëve të kamionëve dhe 2 punonjësve të IKMT
Një nga personat e armatosur që kërcënoi gazetarët
Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi kërcënuan me armë gjahu gazetarët e emisionit investigativ ‘Fiks Fare’. Ata kanë identifikuar si: E. K. (drejtuesi i ekskavatorit), G. K., 30 vjeç dhe H. V., 30 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kërcënuar grupin e xhirimit, duke qëlluar me armë gjahu, në basenin e lumit Zezë.
Po në kuadër të veprimeve të para hetimore të kryera për këtë rast, nisën hetimet ndaj: A. L. (drejtuesi i kamionit) dhe E. Gj. (drejtuesi i kamionit), për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Gjithashtu, këtyre shtetasve iu sekuestruan mjetet e tonazhit të rëndë që përdornin në basen.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisën hetimet për dy punonjës të IKMT, Drejtoria Rajonalde Durrës të identifikuar si E. B. dhe F. Sh., pasi duke qenë përgjegjës për monitorimin e kësaj zone, dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Një ditë më parë, grupi i xhirimit të emisitonit ‘Fiks Fare’ gjatë filmimeve për gërryerjet e paligjshme në lumin Zezë në Nikël të Krujësjanë përballur me persona me armë të cilët qëllonin drejt dronit. Ata shfaqeshin duke drejtuar armët ndërsa qëndronin vetëm pak metra larg grupit të xhirimit,të pozicionuar në një vend që mezi dalloheshin.
Ndërsa gazetarët xhironin kamionët me inerte që dilnin nga lumi dhe prisnin ardhjen e policisë pas telefonatës që kishin bërë me Shefin e Komisariatit të Policisë Krujë, drejt gazetarëve shkuan dy personat e parë të cilët urdhëruan gazetarët të ikin nga aty, me pretendimin se lumi është i tyre.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ I dënuar për tentativë vjedhjeje dhe i dyshuar për plagosje, arrestohet 28-vjeçari i kërkuar (EMRI)
29 Janar, 13:11
-
Kërcënoi me armë një person gjatë një konflikti, arrestohet 30 vjeçari në Durrës (EMRI)
29 Janar, 11:50
-
Durrës/ Aksident në mbikalimin e Shkozetit, manovra e gabuar përplas disa automjete
28 Janar, 10:04
-
Durrës/ I kërkuar në Itali për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari shqiptar me qëllim ekstradimin (EMRI)
28 Janar, 10:00
-
Durrës/ Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet 41 vjeçari! U kap teksa ishte me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare (EMRI)
27 Janar, 10:53
-
Aksident/ 2 makina përplasen në Fushë Krujë - Thumanë, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma
27 Janar, 07:37
-
Durrës/ Zjarr në katin e dytë të një pallati! Në banesë ndodheshin dy të moshuara, njëra doli me ndihmën e zjarrfikësve! Digjen orenditë shtëpiake (FOTO+VIDEO)
26 Janar, 17:02
-
Papa Françesku dhe domosdoshmëria që “bukuria e komunikimit të mos korruptohet”
26 Janar, 12:40
-
Nafta kontrabandë nga Tunizia në Porto Romano, arrestohet në Morinë njëri prej organizatorëve
26 Janar, 11:16
-
Durrës/ Kryenin vjedhje në automjete, lokale e banesa, arrestohen 2 persona
25 Janar, 13:30
-
Nipi i ish-deputeti Rraja theu arrestin në shtëpi për kokainën që iu gjet në makinë, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli
23 Janar, 10:42
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17