VIDEO/ Qëllohen me armë gazetarët, filmuan gërryerjet e paligjshme në lumin Zezë! Dhunohen dhe mbahen peng për 30 minuta
Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur grupit të xhirimit të këtij emisioni gjatë filmimeve për gërryerjet e paligjshme në lumin Zezë në Nikël të Krujës. Pasi është faktuar gërryerja e paligjshme e lumit dhe marrja e materialeve inerte, gazetarët si fillim janë përballur me persona me armë të cilët qëllonin drejt dronit.
Person i armatosur që qëlloi
Redaksia 8 Shkurt 2023, 21:56 | Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 22:03
Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur grupit të xhirimit të këtij emisioni gjatë filmimeve për gërryerjet e paligjshme në lumin Zezë në Nikël të Krujës. Pasi është faktuar gërryerja e paligjshme e lumit dhe marrja e materialeve inerte, gazetarët si fillim janë përballur me persona me armë të cilët qëllonin drejt dronit. Pamje të tre personave të armatosur u transmetuan në emisionin investigativ Fiks Fare. Ata duke drejtuar armët qëndronin vetëm pak metra larg grupit të xhirimit,të pozicionuar në një vend që mezi dalloheshin.
Por jo vetëm aq, ndërkohë që gazetarët xhironin kamionët me inerte që dilnin nga lumi dhe prisnin ardhjen e policisë pas telefonatës që kishin bërë me Shefin e Komisariatit të Policisë Krujë, drejtë gazetarëve shkuan dy personat e parë të cilët urdhëruan gazetarët të ikin nga aty, sepse lumi është i tyre. Është në pronë të tyre.
Pas tyre drejt gazetarëve vjen një person i maskuar, i cili tenton të marrë kamerën me xhirimet e bëra. Godet pjesëtar të grupit të xhirimit dhe i kërcënon ata me jetë. Kjo skenë ka zgjatur më shumë se 30 minuta, derisa në fund gazetarët arrijnë të largohen nga vendngjarja. Dhe vetëm pasi janë larguar nga zona, kanë hasur patrullën e policisë, e cila është takuar me grupin e xhirimit 50 minuta nga telefonata, shumë larg vendit të ngjarjes.
Me një kërkesë të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës pas largimit nga vendi i ngjarjes, janë vënë në dispozicion të gjitha materialet bruto të xhiruara në terren./ TCH
Toke e zanun . Sjane vetem shpellaret e Sales por jane edhe ato to Ilirit , Rames , Nanos , Enverit etj, me nje fjale te pafete e te pa sojet .
Përgjigju
Emigranti: 09/02/2023 12:43
Vazhdon TOKE ZANUN akoma! Këta janë ata shpellarët e Salës që në kohën e tij zaptuan toka, lumenjë, male e kodra dhe sot shkojnë prapa tij në çdo pseudo-protestë për liri e demokraci! Do t'i vijë koha edhe atij për burg, tani po përpiqet si dërri para therjes por nuk do t'i shpëtojë dot!!
Përgjigju
SONA: 09/02/2023 07:49
LLESHAT kshu esht kur nuk ka shtet...shif e e thotevete ketu jane vra kushedi sa koka njerezish edhe prap aty rrine si cuba......kapini mer mbyllini ne burg 30 vjet edhe te jetojne n burg sepse ato qenkan mesuar ne lume....hajd mesohuni dhe me sapunin kacak ferrash lepra qe fshihen pas shkurreve....
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.1%
Të gabuar
81.7%
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4017
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Toke e zanun . Sjane vetem shpellaret e Sales por jane edhe ato to Ilirit , Rames , Nanos , Enverit etj, me nje fjale te pafete e te pa sojet .
PërgjigjuVazhdon TOKE ZANUN akoma! Këta janë ata shpellarët e Salës që në kohën e tij zaptuan toka, lumenjë, male e kodra dhe sot shkojnë prapa tij në çdo pseudo-protestë për liri e demokraci! Do t'i vijë koha edhe atij për burg, tani po përpiqet si dërri para therjes por nuk do t'i shpëtojë dot!!
PërgjigjuLLESHAT kshu esht kur nuk ka shtet...shif e e thotevete ketu jane vra kushedi sa koka njerezish edhe prap aty rrine si cuba......kapini mer mbyllini ne burg 30 vjet edhe te jetojne n burg sepse ato qenkan mesuar ne lume....hajd mesohuni dhe me sapunin kacak ferrash lepra qe fshihen pas shkurreve....
Përgjigju