Kërcënimi me armë ndaj ish kreut të komunës Shëngjin, Berisha akuzon Ramën: Bandat e tij dështuan në atentat! Donin ta vrisnin bashkë me të birin, e kemi të filmuar

Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për kërcënimin me armë ndaj përfaqësuesit të opozitës në Lezhë, Salvador Kaçaj. Në daljen për mediat, Sali Berisha thotë se kanë tentuar të kryejnë atentat dhe të eliminojnë ish kreun e komunës Shëngjin së bashku me të birin që kishte ardhur nga Amerika për të votuar.

Sipas Berishës, ishin bandat e Pjerin Ndreut që i bllokuan rrugën me makina dhe i ndoqën me armë për t’i qëlluar. Atentati që Berisha pretendon se ka kryer PS dështoi për shkak të manovrës së shoferit që arriti të shmangte personat që i ndoqën.

“Dola për të denoncuar një rast kriminal.Këto janë të dokumentuara dhe evidentuara e kemi informuar rregullisht vëzhguesit ndërkombëtar, KQZ dhe organet. Sot dola para jush për një rast kriminal të jashtëzakonshëm ku Salvador Kaçaj një nga eksponentët kryesor të PD në Lezhë, ish kryetar i bashkisë Shëngjin, njeri me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e sportit e kanë ndjekur 2 makina pa targa ku ai ka qenë bashkë me djalin e vet, shoferin. Persona të maskuar, të armatosur kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta, shoferi i tyre një ish gardist të sprovuar ka arritur të manovrojë me makinë dhe t’i bëjë të pasigurtë në kryerjen e atentatit.

Me armë në dorë i kanë ndjekur që t’i vrisnin, nuk kanë arritur por të gjitha janë të filmuara. Mund t’ju them që dje dhe pardje, bandat e Pjerin Ndreut kanë terrorizuar zonë pas zone rrethin e Lezhës. Ata e kanë bërë këtë akt në shoqërim nga policia e cila kalonte afër dhe as që u thoshte, përkundrazi krijonte përshtypjen se po bënte sigurimin e banditëve. Kjo ka qenë situate në Lezhë që kulmoi në përpjekjen e eliminimit fizik të Salvadorit dhe djalit të tij që ka ardhur nga Amerika për të votuar. Ky attentat i dështuar është vepër e Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut. Edi Rama sic e dini u mor personalisht me Salvadorin në fjalimin e tij në Lezhë. Dënoj këtë përpjekje të Ramës dhe përpjekje për të eliminuar një njeri që transformoi në mënyrë rrënjësore Shëngjinin”, tha Berisha.

Një koment bëri edhe Salvador Kacaj duke thënë se u ndoqën për 3 km. Akuzat ndaj Ramës shkojnë se pretendon se është marrë personalisht me të. 

“Kanë qenë 2 banditë, do dështojnë, dhe rezultati do jetë 3-0 në Lezhë. Kam luajtur futboll në shumë vite, por që të qarkullojnë makina pa targa nuk e kam parë në asnjë vend të botës, na u turrën me armë për t’u gjuajtur, falë manovrave të shoferit shpëtuam, na ndoqën 3 km, në çdo derë dhe biznes ka pasur kërcënime, Rama është marrë personalisht me mua”, tha Kaçaj.

Për këtë pati edhe një reagim nga policia e Lezhës që thotë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
Kërcënohet me armë ish kreu i komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj! Dy persona i zunë rrugën

1683924534_policiae.jpg

Një kallëzim është bërë nga përfaqësuesi i opozitës, Salvador Kaçaj në Shëngjin. Ai tha se dy persona i zunë rrugën me automjet ndërsa njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht  sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij,  ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një  pistoletë.

Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin.

Në lidhje me kallzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aleksadros: 15/05/2023 05:21

    e ke filmuar si ato fotot e Erion Veliajt ne Irane eee yyy RE e Zeze

    Përgjigju
  • Ben: 14/05/2023 22:55

    Hahaha.Sajese banale,alla "Babale"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja