Kërcënimi me burg, media kosovare
protestë kundër Kodit Penal

Kërcënimi me burg, media kosovare <br />protestë kundër Kodit Penal
PRISHTINE - Gazetarët e Kosovës protestuan sot para Kuvendit të Kosovës me fishkëllima dhe pankarta me mbishkrimin `Stop playing`. Ata e kundërshtuan kodin e ri penal të Republikës së Kosovës, me anë të të cilit gazetarët bëhen përgjegjës për vepra penale dhe obligohen që t`i zbulojnë burimet e tyre.

Përmes protestës, presidentes Atifete Jahjaga iu kërkua që të mos e nënshkruajë kodin penal, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Protesta e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës u mbështet edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK), Arben Ahmeti, ka vlerësuar se klasa politike e Kosovës kur ka votuar këtë Kod, ka bërë një akt të turpshëm dhe nuk do të ishte e çuditshme, sipas tij, nëse edhe presidentja e bën një gjë të tillë.

“Ajo çka mbetet e qartë është se komuniteti i gazetarëve nuk do ta pranojë kurrë kërcënimin me burg dhe nuk do të heshtë karshi kërcënimeve të pushtetit dhe politikës me burg”, ka thënë Ahmeti. Protesta mbaroi me duartrokitje të gjatë, pas fishkëllimave 5 minutëshe të bëra me bilbila arbitrash.

(rg/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë