Pandemia COVID-19 ka bërë që qytetarët të kursejnë dhe të shpenzojnë vetëm për produkte ushqimore. Kjo dëshmohet edhe nga rritja e ndjeshme e depozitave të individëve që përbëjnë 85% të totalit të depozitave.
Në fund të qershorit ato arritën mbi 1 trilionë lekë, dhe vetëm në 6 muajt e parë të vitit individët rritën kursimet me rreth 24 miliardë lekë. Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiar sugjeron marrjen e masave për nxitjen e konsumit, për nxitjen e kredidhënies për bizneset, si dhe për reduktimi i përdorimit të monedhës së huaj në ekonominë vendase.
Sipas këtij raporti pas Malit të Zi vendi ynë pritet të ketë recesionin më të thellë ekonomik. Konkretisht sipas ekspertëve të bankës recesioni ekonomik i vendit do të jetë -4.8%, ndërsa Mali i Zi 5.9%, pësuar nga Serbia 4.1% dhe Maqedonia e Veriut -3.9%. Në këtë ecuri, kontribuuan pakësimi i investimeve private dhe i shkëmbimeve tregtare në mallra e shërbime, krahas ngushtimit të ndjeshëm të konsumit final të popullatës dhe të qeverisë.
Analiza sipas sektorëve të ekonomisë tregoi se performanca negative në degët kryesore të ekonomisë si “ndërtim”, “tregti, transport, argëtim dhe çlodhje”, “industri, energji dhe ujë” dhe “aktivitete financiare dhe të sigurimit” nuk arriti të zbutej nga kontributi pozitiv i degëve “bujqësi, pyje dhe peshkim” dhe “pasuri të paluajtshme”.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Klima rrezik për ekonominë, BSH marrëveshje me Bankën Europiane! Sejko: Të financohen më shumë projektet e gjelbra
23 Janar, 17:35
-
Banka e Shqipërisë, skemë të re kredish për bizneset! ‘Të vegjlit’ e marrin me 3.5%! Deri në 250 mijë euro, vetëm për investime
20 Janar, 16:48
-
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
18 Janar, 17:09
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30% vitin e kaluar
15 Janar, 15:15
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
9 Janar, 15:55
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07