Kërcënimi rus në Europë/ SHBA dërgon armë bërthamore në Britani, 3 herë më të fuqishme se bombat e Hiroshimës

Kërcënimi rus në Europë/ SHBA dërgon armë bërthamore në Britani, 3 herë më të fuqishme se bombat e Hiroshimës

Bomba bërthamore B61-12

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të dërgojnë armë bërthamore në në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në gati dy dekada, si një masë paraprake ndaj kërcënimit rus që sot është një rrezik potencial për sigurinë e Evropës dhe mbarë botën.

Lajmi është bërë i ditur nga media “The Telegraph” e cila raporton se në bazë të disa dokumenteve të cilat kanë rrjedhë nga Pentagoni duket se SHBA ka synim të vendosë koka bërthamore tre herë më të forta se bomba e Hiroshimës në në RAF Lakenheath në Suffolk.

Amerika kishte dërguar edhe më parë armë bërthamore në RAF Lakenheath gjatë Luftës së Ftohtë.

Baza tani pritet të mbajë bomba bërthamore të gravitetit B61-12, të cilat janë tre herë më të fuqishme se bomba bërthamore e hedhur në Hiroshima.

Bombat janë të vogla dhe mund të dorëzohen nga F-16, F-15 dhe F-35.

Sipas Telegraph, kjo është pjesë e një programi të NATO-s për të zhvilluar apo përmirësuar zonat e armatimeve bërthamore në vazhdën e agresionit rus.

Kërcënimi nga Rusia është aq serioz sa admirali Rob Bauer (Marina Mbretërore e Holandës), Kryetar i Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), paralajmëroi javën e kaluar se evropianët duhet të ishin mendërisht të gatshëm për një luftë të madhe kundër rusëve në dy dekadat e ardhshme.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?