Kërcënohen gjyqtarët e Apelit Tiranë, dënuan grupin kriminal nga Vlora për vrasjen në tentativë të Ines Hajrulla! Nisin hetimet

Tri gjyqtare të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dhe Edlira Petri kanë kanë bërë kallëzim në polici se janë kërcënuar në sallën e gjyqit, pas shpalljes së një vendimi. Denoncimi është kryer në datën 15 shtator ne komisariatin 1 të policisë së kryeqytetetit dhe është referuar në Prokurorinë e Tiranës e cila ka nisur hetimet.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi anëtaret e Apelit, kanë shpallur vendimin për të pandehurit Daut Elmazi, Gentian Zoto, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj, të cilët ishin akuzuar për një atentat të vitit 2019-të në qytetin e Vlorës, ndaj Ines Hajrullës. Pasi kanë dhënë vendimin gjyqtarët janë tërhequr në dhomën e këshillimit dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shoqëruar autorët e kërcënimeve që ndodheshin në sallën e gjyqit të cilët janë shprehur të acaruar dhe i kanë akuzuar gjyqtaret se ishin te korruptuar.

Gjyqtaret kanë kërkuar ndihmën e policisë së kryeqytetit menjëherë pasi shpallën nga 35 vjet burg për Daut Elmazi dhe Gentian Zoto, dënimin me 30 vjet burg për Igli Memaj dhe nga 25 vjet për Serxho Ademin dhe Albano Goxhaj.

Ndërkohë që po vijon hetimi, mësohet se tri gjyqtareve nuk I është caktuar mbrojtje e Posacme nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Pas publikimit të rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili ka treguar se Laert Haxhia ishte ne përgatitje për të vrarë dy prokuroret Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi, të cilat e kanë hetuar për masakrën e Lushnjës. Anëtarët e gjykatës së Lartë dhe këshilli i lartë gjyqësor kanë dënuar kërcënimet ndaj njerëzve të drejtësisë duke bërë thirrje për hetimin e këtyre rasteve.

Si ndodhi sulmi me armë ndaj Inez Hajrulla

Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh  janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht. Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

Pikërisht në këtë momen gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora, Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve. Pas vetëdorëzimit në polici, Ervis Matodashaj ka shpjeguar se armën e zjarrit të përdorur në këtë ngjarje nga Inez Hajrulla, e kishte hedhur në një territor në lagjen “Pavarësia”, armë kjo e cila më pas u gjet, e cila është një pistoletë prodhim Italian. 

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kauri: 07/10/2023 12:28

    Pertej faktit te ketyre camve we jan te ndyr keto gjywtaret dihen tani we 35 vjet per plagosje ne kemb nje haklexhiu ne rrug we se plagosen as keta rrenjat tani ketu shifet ca lesh sistemi kemi ne kur tu ndodh ndonje hata ndonje gamiljanri do i ven gishti. Kokes keta dhe te bejn drejtesi me vertet

    Përgjigju
  • Poni: 06/10/2023 19:53

    Kesaj petrit ishalla tja bejn fakt se e ka hak, e. Korruptuar kok e kemb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës