Kërcënohen sërish Hashim Thaçi
e kreu i myslimanëve: Do vriteni!

Kërcënohen sërish Hashim Thaçi<br />e kreu i myslimanëve: Do vriteni!
Vijojnë kërcënimet ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Është gurthemeli i Xhamisë Qendrore ai i cili sot është mbushur me mesazhe kërcënuese për Thaçin e Tërnavën.

Në fotografitë që ka publikuar fillimisht portali Kosovainfo, është shkruar me ngjyrë të kuqe dhe të zezë se “Naim Ternava dhe Hashim Thaçi do të vriten. Avniu”.

Kujtojmë se mëngjesi i 1 gushtit kishte zbardhur me kërcënimet që ishin shkruar përmes grafiteve në murin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Në ato grafite ishte shkruar: “O Shpend Ahmeti, në Dardani, s’do të ketë Xhami Turke, do të ketë gjak. Do të vritesh o qen. Posht VV e Albin Talibani”. “Vdekje Naim Tërnavës e Hashim Turkut, Avni Rrustemi Rrnoft”.

Policia e Kosovës ka njoftuar ditë më parë se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
kercenohet thaci
Gur-themeli i xhamisë qendrore në të cilin janë shkruar kërcënimet 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali