'Do të vras ty dhe familjen'/ Dje kërkoi hapjen e kutive, kërcënohet me jetë në Facebook, kryetari i KQZ-së: Pyesni autoritetet (VIDEO)

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit, pasi është kërcënuar me jetë në Facebook nga një person nga Shkodra. Gjithashtu janë vendosur masa shtesë edhe për familjen e tij dhe në banesë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Zgurin e ka kanosur dje një person në Facebook, E. Pjetri nga Shkodra duke i thënë "Do të vras ty dhe familjen". 

Zguri ka njoftuar policinë pas mesazhit, e cila ka nisur hetimet për të vendosur para drejtësisë personin që kërcënoi kryetarin e KQZ-së, që dje kërkoi hapjen e kutive të votimit. E. Pjetri është shpallur në kërkim, por ende nuk dihet nëse profili nga u kërcënua Zguri është real apo jo. I pyetur mbi kërcënimin, Zguri tha 'pyesni autoritetet' duke mos pranuar që të flasë më shumë. Ndërkohë që edhe në KQZ zyra e tij kishte masa shtesë sigurie, sikur duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv në mbledhjen e sotme të KQZ-se, ku Zguri ishte i pranishëm.

Në datën 12 qershor, katër anëtarët e KQZ-së nga shumica u morën mbrojtje pas kërkesës që vetë ata i bënë Ministrisë së Brendshme pas situatës kritikave pasi injoruan dekretin e Presidentit. Prej asaj date, Garda i ofroi mbrojtje edhe kryetarit të KQZ, Klement Zguri i cili, edhe pse nuk e kishte kërkuar e pranoi. Ndërkohë dje Zguri u kërcënua duke mobilizuar gardën dhe policinë për masa shtesë në ruajtjen e kryetarit të KQZ-së,  i cili në cdo vendim ka dalë kundër procesit zgjedhor që u realizua në 30 Qershor, ndërsa dje kërkoi hapjen e kutive të votimit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/07/2019 17:33

    Perseri Babale keta te PD u shofte rraca tyre

    Përgjigju
  • Shkodra: 05/07/2019 16:34

    Jep dorheqjen o Z.zguri dhe nuk te besdis kush me,esht e kot qe mashtroni dhe po stresoni shqiptaret

    Përgjigju
    • Ops: 05/07/2019 17:49

      Ca thua mor idjot

  • xreport: 05/07/2019 16:02

    skenar rus me direktor PD dhe LSI

    Përgjigju
  • Toni: 05/07/2019 15:33

    I shkruan luli me adrese fallco.

    Përgjigju
  • Koli: 05/07/2019 15:01

    Mashtrime ordinere per te justifikuar gabimet duke u hequr si vittime. Ky vend nuk behet me keta filoruse

    Përgjigju
  • Alb: 05/07/2019 14:02

    Kushdo qe del kunder qeverise te njejtin fat do ken. Edhe gjermane po te jene!

    Përgjigju
    • Ger.: 05/07/2019 14:16

      Pse me shkon ne mendje si ide, se mund ta bejne "humbesit", apo PD e LSMet nuk bejne nga keto gjera

  • asolingo: 05/07/2019 13:39

    Kjo vjen nga puna e dobet e qeverise,nga nje ane thote masa me burg per personat qe pengojne zgjedhjet nga ana tjeter i le te lire me arest shtepie.Ng kjo perfitojne disa dhe kercenojne me jete drejtusit e zgjedhjeve.

    Përgjigju
  • Cubi: 05/07/2019 13:28

    Nuk ka asgje me rendesi.Vetem po qe se esht nge te tijet duhet te ruhet se faktet kan treguar se po ju dole kundra sala te con sic ka cuar edhe te tjeret te qet ne pensione te parakoheshem. Se ngaqe doli bosh me protestat,e do nje kurban ai . Ai kujton se do shpetoj pos si ben zoti derman.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel