Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024

Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024

Thomas Jolly, drejtor artistik përgjegjës për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024

Thomas Jolly, drejtor artistik përgjegjës për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024, ka depozituar sot (2 gusht) një kallëzim penal pranë autoriteteve franceze pasi ishte kërcënuar me vdekje në rrjetet sociale.

Sipas ABC News, Zyra e prokurorit të Parisit tha në një deklaratë se Jolly paraqiti një ankesë në polici të martën, katër ditë pas ceremonisë së hapjes , për kërcënime me vdekje, "fyerje publike" dhe "shpifje".

Jolly tha se ai ka qenë “shënjestra e mesazheve kërcënuese dhe fyerjeve në rrjetet sociale që kritikojnë orientimin e tij seksual dhe rrënjët e tij të supozuara gabimisht izraelite".

Ankesa e Jolly vjen pasi ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit shkaktoi një stuhi zemërimi, duke përfshirë komente të zemëruara nga Donald Trump, pas një skene kontestuese ku shfaqeshin drag queens dhe interpretues të tjerë.

Edhe pse Jolly ka thënë vazhdimisht se ai nuk ishte frymëzuar nga "Darka e Fundit", kritikët e interpretuan një pjesë të shfaqjes si një tallje me pikturën e Leonardo Da Vinçit që tregon Jezu Krishtin dhe apostujt e tij.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku

'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku