Vendimi/ Rriten koeficientët për llogaritjen e pensioneve! Kush del në pension pas 1 korrikut 2024 merr më shumë para

Tirane- Të gjithë ata qytetarë që po dalin në pension pas 1 korrikut i këtij viti, do të përfitojnë më shumë pension mujor, kjo për shkak se qeveria miratoi koeficentët e ri për rivlerësimin e pagave referencë të para vitit 1994. Koeficenti i ri mbi të cilin do të llogaritet paga për ata që kanë vite pune para vitit 1994 bëhet 12.257 dhe jo më 10.799 sa ishte deri tani.

Pra nëse për një punonjës të thjeshtë para viteve 94’, paga referencë për efekt pensioni ishte 2.740 lekë, ajo automatikisht rritet me 12.2 herë dhe shkon në 33,584 lekë. Ndërsa me koeficientin e vjetër paga rivlerësohej nga 2.740 lekë në 29,589 lekë.

Rivlerësimi i pagës, mbi bazë të së cilës janë paguar kontributet, sjell automatikisht më shumë para për pensionistët, për shkak se sa më e lartë të jetë vlera e pagës së deklaruar aq më i lartë është edhe pensioni.

“Ky koeficient do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për persona që do të aplikojnë për pensione të reja  duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura në kohë”, thotë Ministria e Ekonomisë, teksa sqaron këtë vendim të përvitshëm.

Në vendimin e qeverisë thuhet se pas aplikimit të këtyre koeficienteve paga e rivlerësuar për efekt pensioni, nuk mund të jetë më e lartë se: trefishi i pagës minimale në shkallë vendi dhe as më e lartë se paga maksimale.

Kurse pas vitit 94’, koeficentët për pagat referuese janë të ndryshëm dhe nisin nga 9.8 herë për vitin 1995, dhe mbarojnë me 1.1 herë në vitin 2022. Nga ky vendim nuk përfitojnë ata që kanë dalë në pension para 1 korrikut, të cilët do të marrin rritje pensioni, nga indeksimi që pritet të bëhet në tetor të këtij viti.

S.G/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane