Ditët e fundit reperi Fero, ishte një ndër personat më të komentuar dhe më të përfolur nga mediat. Reperi nga Kosova mbrëmjen e së martës është ndeshur me një situatë aspak të këndshme pasi është dhunuar nga katër persona.
Ngjarja ndodhi në një qendër tregtare në Prishtinë kur reperi ishte duke dalë nga kinemaja. Ditën e sotme ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë pasi dikush është munduar të kërcënojë reperin më të famshëm shqiptar, Noizy-n.
Një nga komentuesit i ka shkruar reperit, pasi ky i fundit kishte publikuar një foto në rrjetin social Instagram, “Mas Feros e ke radhën ti”, mesa duket Noizy-t nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe ja ka kthyer menjëherë komentin duke e lënë më “gisht në gojë”. “Fshi buzët se i ke me qumësht”- ia ka kthyer Noizy komentuesit i cili pas pak e ka fshirë komentin.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com
Ky po qe eshte lajm. Bravo!
Përgjigju