Kërcënoi Efin me informacione nga jashtë, Arbana ‘ia tregon vendin’ Oltës: Është shumë e shëmtuar

Kërcënoi Efin me informacione nga jashtë, Arbana ‘ia tregon vendin’ Oltës: Është shumë e shëmtuar

Këtë javë Olta Gixhari e ka zhvilluar lojën e saj me kërcënime. Aktorja gjatë gjithë kohës e ka kërcënuar Efin se informacionet që ajo ka për të nga jashtë mund ta nxjerrin nga “BBV”. Ky debat midis vajzave është rikthyer sërish në prime-in e sotëm.

“Që nga darka e fundit që kisha me Oltën nuk ndryshova mendim. Mendoj që është e ligë këtu brenda. Ndoshta shprehem gabim, por kështu jam. Nuk kisha ndërmend të filloja në të njëjtën mënyrë, por filloi të më thonte ku doje ta fusje dorën. Donte të rikthente debatin. Pjesën e agresivitetit tim do ta kthejë në çështje dhune. I tha Kiarës a e pe si u drejtua? Filloi të mbledhë njerëz që sot ta mbrojë kush, se askush nuk është me mendjen e saj. Sot përplasi sirtarët se nuk i pëlqeu buzëqeshja ime. Kishte një orë që qëndronte te sirtari. I thashë a ka mundësi të hapesh dhe e preka. Dhe filloi hë më shtyjë sikur më tha hë gjuaj. Unë nuk nënkuptoj asgjë personale për njeri,”-tha Efi gjatë fjalës së saj.

Ndërsa Olta tha se ishte gjitha një kundër përgjigje ndaj lojës së Efit.

“Unë realisht besova se kisha vendosur një komunikim me Efin. Pashë që bëri një lojë, dhe vendosa një mur. Unë për këtë njeri nuk kam asnjë koment. Të gjithë kemi informacione, por nuk i kam përdorur.”

Ndonëse vajzat nuk u ndalën gjatë në këtë çështje, Arbana dhe Zhaklina po. Sidomos moderatorja e revoltuar u shpreh se ishte shumë e shëmtuar ajo që Olta i ka thënë Efit, pasi të gjithë kanë pasur një jetë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale