Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për urdhrin e mbrojtjes të depozituar nga historiania Elena Levanti, ish-gruaja e Marjan Levantit. Në vendimin e zbardhur nga Gjykata, thuhet se urdhërohet ish-vjehrra e saj t'i qëndrojë 50 metra larg historianes Elena (Kocaqi) Levanti, dhe dy fëmijëve të saj të mitur.

Elena Kocaqi paditi ish-vjehrrën e saj se e kërcënonte, ndërsa gjykata lëshoi menjëherë urdhrin e mbrojtjes

Në vendimin e gjykatës thuhet:”…Lëshohet Urdhëri i Menjëhershëm i Mbrojtjes për paditësen Elena Levanti dhe fëmijët D.L. dhe H.L kundra të paditurës Afërdita Levanti në këtë mënyrë: "Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos kryejë vepra të dhunës në familje ndaj paditëses Elena Levanti dhe fëmijëve të saj D.L dhe H.L.

"Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos kërcënojë paditësen Elena Levanti dhe fëmijet e saj.

"Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos cënojë, ngacmojë apo kontaktojë më paditësen Elena Levanti dhe fëmijëve të saj D.L dhe H.L. Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos shkojë dhe të mos hyjë e qëndrojë në banesën e shtetases Elena Levanti me adresë; Rr. "Ilmi Haver, nr.3, unaza e re" Tiranë ku aktualisht do të banojë vetëm paditësja dhe fëmijët, qendrës së saj të punës dhe shkollës dhe kopshtit ku aktualisht mësojnë dhe qëndrojnë fëmijët D.L dhe H.L. Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos i afrohet paditëses Elena Levanti dhe fëmijëve të saj D.L dhe H.L në një distancë prej 50 metër
", thuhet në vendimin e zbardhur të gjykatës së Tiranës. 

Përplasjet mes familjeve Levanti dhe Kocaqi vijnë pas ngjarjes së disa ditëve më parë, kur Marjan Levanti plagosi me thikë dy prindërit dhe vëllain e ish-bashkëshortes së tij, Elena Kocaqi. Shkak i ngjarjes ishte divorci i çiftit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com