Mallakastër- Një 18-vjeçar është ndaluar nga policia e Mallakastrës, pasi kanosi me armë zjarri një 22-vjeçar.

Ervis Halimi, banues në fshatin Klos, ka kanosur bashkëfshatarin M.Ç, 22 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale, në vendngjarje jan gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja arme automatike model 56,  të cilat ndodheshin në afërsi të banesës së Halimit.

Njoftimi i plotë: 

Mallakastër

Kanos me armë zjarri një shtetas, ndalohet autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:

•Ervis Halimi, 18 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Klos, për motive të dobëta ka kanosur për jetën shtetasin M.Ç, 22 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 gëzhoja arme automatike model 56 të cilat ndodheshin në afërsi të banesës së shtetasit Ervis Halimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.