Policia ka arrestuar tre ditë më parë Ivzi Hoxhën i cili gjatë një proteste para bashkisë kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.

Policia thotë se 61-vjeçari, banues në Tiranë u arrestua pasi ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”.

‘Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos shkojë në ekstrem. Zahon do ta var.’- u shpreh ai.

Ndërkohë gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Gjatë marrjes në pyetje Hoxha është shprehur i penduar dhe se nuk ka pasur qëllim të kanos kryeministrin dhe familjen e tij.