Kërcënoi me jetë punonjësit e bashkisë Kamëz, arrestohet 61-vjeçari, iu gjet armë në banesë (VIDEO)

KAMËZ-Një 61-vjeçar u arrestua, pasi kërcënoi me jetë punonjësit e bashkisë së Kamzës për shkak të detyrës. I arrestuari është R. S. 61 vjeç banues në Valias i ri, në Kamëz.

Sipas policisë, ai është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e tij dhe gjatë momentit që po futej në banesë i ka kërcënuar për jetë.

Pas sinjalizimit, policia e arrestoi dhe i gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë