Janë arrestuar dy persona ditën e sotme, pasi kanë ushtruar dhunë fizike në familje. Policia ka arretuar 40 vjeçarin me iniciale A.M. nga Pogradeci i cili jetonte me qera në Librazhd. Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kërcënuar me mjet të mprehtë bashkëshorten e tij.Materialet për të arrestuarin i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Veprimet në kundërshtim me vendimin e gjykatës."
Në pranga ka rënë edhe V.L., 41 vjeç, banues në qytetin e Vlorës, i cili ishte në kërkim prej 3 vitesh për veprën penale "Dhunë në familje", ku Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e dënoi me një vit burg.