Kërcënoi me thikë qytetarët dhe efektivët e policisë në lokal, arrestohet 44-vjeçari në Poliçan

Kërcënoi me thikë qytetarët dhe efektivët e policisë në lokal, arrestohet 44-vjeçari në Poliçan

Foto ilustruese

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Poliçan pasi ka kërcënuar me thikë punonjësit e policisë. A.Sh., 44 vjeç akuzohet për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" ndërsa është sekuestruar edhe thika që ai mbante në dorë.

Kanë qenë disa qytetarë që kanë denoncuar se një person ka hyrë në ambientet e një lokali dhe ka kërcënuar njerëzit që ndodheshin aty.

Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Policisë Poliçan, pas telefonatave të marra nga qytetarët se në ambientet e një lokali në qendër të qytetit, një shtetas po kërcënonte me thikë qytetarët, kanë shkuar menjëherë në këtë lokal, ku kanë konstatuar dhe neutralizuar shtetasin A. Sh.

Gjatë momentit të ndalimit, ky shtetas ka kërcënuar me mjet prerës (thikë) punonjësit e Policisë dhe i ka kundërshtuar ata me dhunë gjatë shoqërimit.

Në përfundim të hetimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 44 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe kanë sekuestruar thikën që ai mbante në dorë. Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi A. Sh. është me probleme të shëndetit mendor.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb