Kërcënoi në krye të detyrës gazetarin e Report TV Armand Braho, Prokuroria e Korçës nis hetimet për shoferin e Bashkisë Pogradec

Kërcënoi në krye të detyrës gazetarin e Report TV Armand Braho, Prokuroria e Korçës nis hetimet për shoferin e Bashkisë Pogradec

Armand Braho

Gazetari i Report Tv, Armand Braho, u përball me një incident të rëndë teksa ishte në krye të detyrës. Ai kërcënua më 6 nëntor nga shoferi i Bashkisë së Pogradecit, Ylli Blacëri, teksa po ndiqte një aktivitet.

Pas denoncimit publik, lajmit dhe reagimit të shoqatave të gazetarëve, ditën e sotme (8 nëntor), Prokuroria e Korçës ka nisur një hetim për shoferin për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’.

Vetë Braho e kallëzoi rastin në organet ligjzbatuese pas ngjarjes së ndodhur, duke e quajtur një shantazh për shkak të detyrës që ushtron dhe theksoi se nuk do të ndalej në misionin e tij për të vërtetën.

Ai i bëri thirrje edhe organeve ligjzbatuese që të vepronin, teksa Policia nuk dha detaje të tjera shtesë për procedurat e ndjekura dhe nëse ka kryer veprime të tjera.

Njoftimi i Prokurorisë:

Dyshime se kërcënoi gazetarin, Prokuroria Korçë regjistron procedim penal për shtetasin Y.B., për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistruar procedimin penal nr. 1415, datë 07.11.2024 për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’ ndaj shtetasit Y.B.

Procedimi penal u regjistrua kryesisht pasi shtetasi A.B, me detyrë gazetar pranë ‘Report TV’, denoncoi publikisht se është kërcënuar nga një punonjës në Bashkinë e Pogradecit.

Duke pasur parasysh interesin mbi këtë çështje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë shpreh angazhimin për ndjekjen me përparësi dhe informimin e publikut mbi ecurinë e saj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?