Policia ka arrestuar një 63-vjeçar në Memaliaj, pasi ka kërcënuar me thikë një 66-vjeçar pasditen e djeshme.
Ngjarja siç raportohet edhe nga policia ka ndodhur pas një konflikti mes dy burrave, ndërsa ishe A.L ai që iu drejtua me thikë H.M, të dy banues në Memaliaj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Materialet në ngarkim të shtetasit A. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".