Një 34 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka kërcënuar një grua. Në pranga ka rënë i riu L.S, i cili raportohet se ka kanosur një grua me qëllimin që kjo e fundit të tërhiqte kallëzimin në polici për babain e tij.
Gjatë kontrollit të bërë në banesën e të riut, u gjetën dhe sekuestruan disa dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.