Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, familjari i dy të mbijetuarve: I mori jetën për një birrë! ‘Kobra’ tenton të fshihet sapo sheh kamerat në gjyq! Policia i bastis lokalin (VIDEO)

Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, familjari i dy të mbijetuarve: I mori jetën për një birrë! ‘Kobra’ tenton të fshihet sapo sheh kamerat në gjyq! Policia i bastis lokalin (VIDEO)

Momenti kur Dibran Hoxhaj hyn në gjykatë

KOSOVË- Gjykata Themelore e Prizrenit me anë të një vendimi të publikuar ditën e djeshme, la në burg Dibran Hoxhajn dhe pesë persona të tjerë të arrestuar për ngjarjen e ndodhur në lokalin ‘Kobra City’ në Prizren ku mbeti i vdekur 31 vjeçari, Visar Cengu dhe u plagos shoku i tij Rufgen Shehu, të dy nga Kukësi.  Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, në momentin kur hyn në gjykatë, Dibran Hoxhaj në mënyrë të menjëhershme reagon ndryshe kur sheh se ka prani të kamerave duke tentuar të fshehë fytyrën e tij me kapuç.

Ndërkohë ditën e sotme, një prej familjarëve i 2 personave që arritën të shpëtonin, ka treguar një histori tjetër mbi shkaqet që çoi në këtë vrasje. Sipas tij, e gjitha ka ardhur për një faturë 100 euro (jo 400 euro që u raportua në fillim). Referuar deklaratës së tij dhënë për mediat kosovare, për djemtë ka qenë shumë që të paguanin për një birrë 100 euro.

“Janë zënë për një faturë 100 euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai “Kobra” doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin ‘Kobra’ për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë. E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin. Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin. Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër” tha familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin.

Ngjarja e rëndë që solli reagime të shumta si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ndodhi në orët e para të mëngjesit të 3 janarit kur pas një konflikti për një faturë 400 euroshe në lokalin ‘Kobra City’, Dibran Hoxhaj (pronar i lokalit), ka qëlluar me armë zjarri ndaj të rinjve kuksianë të cilët kishin shkuar për të festuar. Ditën e djeshme është varrosur trupi i pajetë i 31 vjeçarit nga Kukësi. Behar Cengu babai i të ndjerit ka përlotur me fjalët e tij në varrimin e të birit, ku tha se mendonte se mendonte se armiku i përbashkët ishte Serbia dhe se shqiptarët nuk kanë plumba për njëri tjetrin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi, policia e Prizrenit bastis lokalin e ‘Kobrës’

Policia e Prizrenit dhe Drejtoria e Krimeve të Rënda kanë bastisur lokalin e Dibran Hoxhajt, ‘Kobra City’ atu ku ndodhi edhe sherri mes tij dhe të rinjve nga Kukësi, ku Visart Cengu mbeti vrarë.

Toger  Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje për Gazetën Nacionale lidhur me bastisjen, duke thënë se në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur edhe granatë dore.

“Kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa sende dhe aparatura, që mund të përdoren si prova. Në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. “Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha Bytyqi për Nacionale.

Ora 16:16
Vrasja e 31-vjeçarit nga ‘Kobra’, familjari i dy të mbijetuarve: I mori jetën për një birrë

 

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Prizren. Dëshmitarët që ishin ulur në tavolinë me Visar Cengun, Rufgen Shehun dhe Arben Bashën thonë se Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” e vrau 31-vjeçarin nga Kukësi për një birrë. Më herët ishte raportuar që bëhej fjalë për një faturë 400 euro, po familjari ka treguar një version tjetër.

“Janë zënë për një faturë 100 euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai “Kobra” doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin ‘Kobra’ për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë. E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin. Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin. Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër” tha familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/01/2023 01:10

    Po lokali i kishte te afishuar cmimet per klientet,apo ua bente surprize ne momentin e pageses?Une sa here qe shkoj ne lokale e klube perpara se te porosis, kerkoj menyne ku jepen dhe cmimet per ushqim e pije,ose shikoj per tabelat ku paraqiten.Askush nuk deshiron te gjendet ne situata te veshtira te pamundesise se pagimit.

    Përgjigju
  • Kosovari: 06/01/2023 01:07

    Ngushullime Familjes, Por Ska lidhje ktu Serbi apo leshi preshi. Turp qe e kthe ceremonin mortore ne rracizem. Krimi ska Atdhe. Ne Shqiperi spo vriten nga serbet. Krimineli esht KriminelZ mos e penalizoni veten e ushqeni urrejtje.

    Përgjigju
  • Agim: 05/01/2023 19:40

    O Zot e kafshet e Egra po te kuponini do abitishin per kete krim

    Përgjigju
  • MARUI KALESHIN: 05/01/2023 18:58

    O çfar kafshe vret një djal të ri për një bur. E ky IDJOT I LER me teneqe në qef kërkon 100 euro për 1 bur. QË 100 euro një bur s'bën në Dubai. Po mereni ktë wc kosovar dhe vareni se kartoni shoqërin kosovar nga wc.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë