Kërcënoi nxënësit në shkollën në Greqi, 42-vjeçarja shqiptare: Më tallën mua dhe djalin tim

Kërcënoi nxënësit në shkollën në Greqi, 42-vjeçarja shqiptare: Më tallën mua dhe djalin tim

42-vjeçarja shqiptare që hyri në shkollën në Volos ku kërcënoi me thikë nxënësit është lënë e lirë mbrëmjen e së premtes.

Gruaja shqiptare, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar, është vizituar nga mjekët e Klinikës Psikiatrike të Spitalit të Përgjithshëm të Volos dhe është vendosur që nuk ka nevojë për izolim në Klinikë.
 Pas kësaj, ajo është liruar me urdhër të prokurorit. Ndaj saj, nga ana e Drejtorisë së Policisë së Volosit është ngritur akuza për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Dosja do t'i kalojë Prokurorisë së Volosit dhe çështja do t'i kalojë Gjykatës së Drejtësisë.

Sipas mediave greke mësohet se 42-vjeçarja pretendon se ka pasur një thikë mbi vete për arsye vetëmbrojtjeje.

Ajo thotë se është tallur nga një grup studentësh këtë mëngjes teksa po kalonte pranë shkollës për të shkuar në punë. 

42-vjeçarja thotë se kjo ka ndodhur edhe më parë, si me të ashtu edhe me djalin e saj. Episodi u përsërit në mesditë kur ajo po kthehej në shtëpi dhe më pas ajo hyri në shkollë për të marrë informacion për nxënësit dhe për të ngritur padi ndaj tyre. Ngaqë kishte frikë, kishte marrë me vete një thikë kuzhine nga një shtëpi ku punonte më herët.


Lajmi kryesor:

42-vjeçarja shqiptare hyn në një shkollë në Greqi dhe tmerron nxënësit: Do t’ju ha, do t’ju rrah!


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin