MALLAKASTËR-Një 38-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se kërcënoi për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe të shërbimit përmbarimor për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë, tokë bujqësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës".