ELBASAN- Dhëndri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini, ka rënë në pranga pasi ka tentuar të shtypë me makinë një efektiv policie. Për shkak të masave për mbarëvajtjen e një aktiviteti sportiv, polici nuk e ka lejuar 50-vjeçarin Orel (Aurel) Mehja të kalojë me mjet në këtë rrugë pasi ishte e ndaluar lëvizja.
Por 50-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e policit dhe ka tentuar ta shtypë me makinë. Ndaj tij rëndon vepra penale "Kanosja për shkak të detyrës".
Ngjarja ka ndodhur me datë 16 mars, ndërsa urdhër arresti është ekzekutuar më datë 20 mars. Aktualisht mësohet se Mehja punon drejtor kabineti në Këshillin e Qarkut të Elbasanit, si dhe pronar i disa bizneseve, mes të cilave një bar kafeve në bulevardin e qytetit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e datës 20.03.2025, të Prokurorisë së Elbasanit, për ndalimin e shtetasit Orel (Aurel) Mehja, 50 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës". Më datë 16.03.2025, ky shtetas dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës një punonjës policie, i cili në zbatim të planit të masave për mbarëvajtjen e një aktiviteti sportiv, nuk e ka lejuar që të kalojë me automjet në një rrugë në të cilën ishte e ndaluar lëvizja. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
Komente


Si guxoi polici te ndalonte /Kunatin e shokut Xhemal/?!
Përgjigju