Një 57-vjeçar dhe dy djemtë e tij 27 dhe 24 vjeç u arrestuan nga policia e Krujës pasi kanë kërcënuar me armë zjarri kushëririn e tyre dhe i kanë goditur me shkop gome policie makinën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës pas një konflikti për motive të dobëta që ka pasur mes tyre.
 
Hamid Zaja dhe dy djemtë e tij Festim dhe Ylli, kanë kërcënuar kushëririn e tyre, 35 vjeçarin F.Zaja, ku në vendin e ngjarjes policia gjeti katër gëzhoja.

Policia u njoftua për ngjarjen nga vetë i kërcënuari.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)