Kërcënon Berisha: Rama ik ose do
të largojmë sikur nuk ta pret mendja

Kërcënon Berisha: Rama ik ose do<br />të largojmë sikur nuk ta pret mendja
Nga çadra e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, Sali Berisha tha se për shkak të qeverisë aktuale, shqiptarët janë goditur në shpresën për të votuar të lirë.
 
Ai i bëri thirrje Ramës që të japë dorëheqjen, pasi në të kundërt do ta largohet si mjeran dhe jo me marinsa.
 
Momentalisht për shqiptarët ka humbur çdo shpresë për të votuar të lirë. Sot Shqipëria, për shkak të politikave elektorale dhe kriminale të Edi Ramës është mbushur me kanabis nga thellësitë e alpeve deri në skajin jugor të vendit.
 
Edi Rama ka vendosur para shqiptarëve, një mal parash droge, me qëllim që të shtypë votën e shqiptarëve. Njëherë shtrova pyetjen se çfarë dallimi ka ky nga narkodikatori Noriega?!
 
Ky ishte diktator i Panamasë. Atë fillimisht e mbështetën miqtë tanë por ai punën e parë që bëri ishte mbushja e Panamasë me drogë e më pas Presidenti Bush i dërgoi marinsat dhe e kapi të strukur në bunker në shkretëtirë dhe e dënuan në SHBA me mbi 100 vjet.
 
Do i them Edi Ramës që në mënyrë absolute ti ske asnjë dallim nga Noriega për ne. Po të duash merre si betim, si paralajmërim, po të duash si kërcënim, si të të pëlqejë por të jap fjalën se nuk do të largohesh me marinsa por do të largohesh nga këto vajza e djem në mënyrën më të mjeruar, po nuk u largove.
 
Mos gabo, përpiqu dhe gjej minumimin e realizmit se do të krrejmë, jo me lecka, por ashti sikur nuk ta pret mendja. Mësoje mirë, po të falëm votëm të kemi fal jetëm, nuk të falim as votën dhe as jetën
”.
 
Ai apeloi që të dëgjohet zëri i qytetarëve që protestojnë në çadër pasi ata janë të vendosur për çdo sakrificë që të votojnë të lirë.
 
Edi Rama mos mendo se do bësh zgjedhje, po ta themi këtu ke djegur çdo shans dhe shansi i yt i vetëm është të krijohet qeveri teknike, dhe pastaj të bëhen zgjedhje. Jo vetëm qeveri teknike por një qeveri që do të përcaktojë të gjitha kushtet që këto vajza, këto djem dhe këta qytetarë i gjykojnë të domosdoshme për vullnetin e tyre të lirë.
 
Edi Rama bën mirë të dëshosh zërin e Çadrës sepse përfaqëson të ardhmen, përfaqëson atë që po lind ndërsa ti të shkuarën më të zezë të shqiptarëve. Partinë Demokratike, çadrën dhe lëvizjen sot e udhëheq një udhëheqës i ri, as i gjeneratës time dhe as i tendës.
 
Krejt tjetër i cili doli këtu të ndërtojë një vend me vlera të vërteta europiane ndërsa ti përfaqëson xhelatët e shqiptarëve. Të këshilloj, sepse e ke vetë parasysh që e keqja nuk ka fund, duhet të mësosh nga mençuaria e popullit dhe duhet të fillojmë në krijimin e qeverisë teknike me kushte të caktuara mira që do bindin çdo shqiptar se këtu do votojnë të lirë.
 
22 Marsi është dita e kushtrimit, e frymëzimit, e apelit për të gjithë shqiptarët. Të gatshëm për çdo sakrificë që të votojmë të lirë, të votojmë me dinjitet për të sotmen dhe të ardhmen që meritojmë
”.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0