Kërcënon Erdogan: Do të shqyejmë hartat imorale nëse Greqia nuk hynë në bisedime (VIDEO)

Më shumë se një ftesë për dialog, një kërcënim i hapur për Greqinë kanë qenë deklaratat presidenti turk Erdogan, në lidhje me situatën e tensionuar me Greqinë në Mesdheun Lindor.

Ose ata [grekët] do ta kuptojnë me gjuhën e politikës dhe diplomacisë, ose në fushë me përvoja të dhimbshme. Ata kanë për ta kuptuar se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake për t’i shqyer hartat dhe dokumentet e imponuara imorale”, tha Erdogan.

Dy shtetet prej kohësh  kane pretendime rreth së drejtës për të eksploruar dhe shfrytëzuar rezervat e naftës në zonën detare me Turqinë, e cila ka pasur kundërshti të ngjashme edhe me Qipron. Prej më shumë se një muaj në zonë të dyja palët  pozicionuan forcat ajrore dhe detare për të zotëruar pretendimet e tyre në rajon.  Ndërkohë që ditën e sotme ka nisur edhe zhvendosja e 40 tankeve nga kufiri me Sirinë dhe Irakun, në drejtim tëEdirne-s , në kufirin grek.

Komentet e Erdoganit, erdhën pas deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të Nato-s së dy vendet e NATO kishin nisur bisedimet teknike në nivel përfaqësuesish ushtarak për të mënjanuar mundësitë e një konflikti apo incidenti të armatosur.

Eksplorimet e Turqisë, në Mesdheun Lindor në zonë nisën në 10 gusht dhe që në atë kohë tensionet mes palëve janë rritur dukshëm.   Turqia po përballet me një oponencë të gjerë nga Bashkimi Evropian dhe shtete të tjera me ndikim në rajon rreth pretendimeve të saj në Mesdhe, ndërsa Greqia ka apeluar për mbështetje.

Kriza aktuale mes dy vendeve konsiderohet më seriozja në dhjetëvjeçarët e fundit. Dy vendet fqinje kanë pasur marrëdhënie të trazuara që prej viteve ’70.  Ndërkohë që ditën e sotme është paralajmëruar fillimi i një stërvitje ushtarake mes forcave turke dhe qipriote, stërvitje e cila mbahet cdo vit në zonë  dhe do të zgjasë deri me 10 Shtator.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alimi: 06/09/2020 12:34

    Bravo Erdogan plot respekt per qendrimin e juaj ,jam xhelos se ne skemi nji Presinedt si ju,pse nuk e mer edhe Shiperine qe populli te shpeton nga keta te koruptuarit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë