Deputetja demokrate Jorida tabaku akuzoi kryeministrin për kërcënime dhe dhunë verbale ndaj fëmijëve dhe prindërve që mbështesin protestën. Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se në vend që t’iu përgjigjet qytetarëve për kërkesat e tyre, Rama po u bën presion protestuesve dhe institucioneve që duhet të zbatojnë ligjin.

"Pas 6 ditë përplasjesh Edi Rama u detyrohet përgjigje shqiptarëve për gjendjen ku ndodhet vendi dhe trajtimin e dhunshëm kriminal. Për 150 ditë në protestë qeveria kishte përgjegjësinë të vepronte para se tensioni të arrinte këtu. Përgjegjësia e Ramës nis para datës 13 tetor.  Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për pasojat e qeverisjes së tij. Kemi parë të rinj të goditur, persona të tërhequr zvarrë dhe pas çdo pamje është një familje. Gjuha e Ramës tregon sjelljen e pushtetit që tallet me pakënaqësinë. Qeveria po bën presione ndaj institucioneve që po zbatojnë ligjin. Kryeministri nuk mund të kërcënojë qytetarët me faturët e protestës ndërkohë që ka përdorur cdo mekanizëm të mundshëm për të mbrojtur ata që sot kanë kryer korruypsion. I kërcënon protestuesit e mbron Vlora Hysenin apo Belinda Ballukun. Kryeministri mban përgjegjësi politike për mnbrojtjen publike që i ka bërë korrupsionit dhe zyrtarëve të tij ndërkohë që qytetarët kërcënohen e intimidohen” tha Tabaku.  


Lajmi kryesor:

‘Ëndërron 21 janarin’, Berisha i përgjigjet Ramës: Zjarrvënësi më i madh i kombit je ti, mbështesim revoltën (VIDEO)