Kërcënon Serbia, Nikoliç: Po u
prek një serb, ushtria në Kosovë
Momenti kur serbët lënë trenin e marrin autobusin

Kërcënon Serbia, Nikoliç: Po u<br />prek një serb, ushtria në Kosovë<br />Momenti kur serbët lënë trenin e marrin autobusin
Pas ndalimit të trenit serb me mbishkrimet “Kosova është Serbi” janë përshkallëzuar tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit.
 
Presidenti serb Tomislav Nikoliç deklaroi sot pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare se shqiptarët po na provokojnë dhe se duan luftë, por përgjigja nuk do të mungojë.
 
Tomislav Nikoliç tha se Serbia është e gatshme për të dërguar forcat e armatosura në Kosovë, nëse rrezikohet jeta e serbëve atje.
 
"Nëse vriten serbët, jemi gati që të dërgojmë ushtrinë në Kosovë. Do të shkojmë të gjithë, edhe unë do të shkoj, nuk është hera e parë për mua” tha ai duke kërcënuar.
 
Pavarësisht faktit se drejt Kosovës u nis treni me mbishkrime provokative, ai tha se Serbia nuk dëshiron konflikte dhe se askënd nuk do të sulmojë, por si shtet dhe në bazë të Kushtetutës e ka detyrim për të mbrojtur qytetarët e saj.
 
Treni ilegal serb i cili u nis mëngjesin e djeshëm nga stacioni qendror hekurudhor në Beograd me destinacion Mitrovicës, është kthyer pas dhe nuk është lejuar që të kalojë në territorin e Kosovës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!