Kërcënonte ish-bashkëjetuesen se do ta vriste, SHÇBA arreston gardistin në Tiranë (EMRI)

Kërcënonte ish-bashkëjetuesen se do ta vriste, SHÇBA arreston gardistin në Tiranë (EMRI)

Foto ilustruese

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrisë e Brendshme ka arrestuar këtë të premte një punonjës të Gardës së Republikës me argumentin se ky i fundit kërcënonte dhe dhunonte ish të dashurës më të cilën kishte bashkëjetuar.

SHÇBA ka njoftuar se në pranga është vënë Sejdi Visha, 29 vjeç, me profesion trup shërbimi pranë repartit të Ceremonialit të Gardës.

Njoftimi i plotë:

SHÇBA arrestoi punonjësin e Gardës, për dhunë në familje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi një punonjës të repartit të ceremonialit në Gardën e Republikës, për shkak të kërcënimeve dhe veprimeve të dhunshme ndaj shtetases me të cilën kishte bashkëjetuar më parë.

Arrestimi në flagrancë u krye pasi punonjësi Sejdi Visha, 29 vjeç, me profesion trup shërbimi pranë repartit të Ceremonialit të Gardës, i bëri kërcënime me jetë ish-bashkëjetueses.

Veprimet e punonjësit të Gardës ishin të përsëritura, megjithëse shtetasja kishte bërë kërkesë për “Urdhër mbrojtje”. Autori u arrestua për “Dhunë në familje” ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?