Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka publikuar një video teksa kërcen këngën e njohur ‘Valle Kosovare’ me një mikeshën e saj.

Pasi video ka bërë xhiron e të gjithë rrjetit, edhe vetë këngëtari i hitit shqiptar, Shpat Kasapi ka pasur dy fjalë për t’i thënë Ritës.

“Të këndofsha në dasëm Rita”, -shkruan Shpati në videon e këngëtares së njohur. Kënga  ‘Valle Kosovare’ është një nga më të njohurat nga ato popullore shqiptare.