Në një situatë të vështirë siç është Australia me zjarret që vazhdojnë të shkatërrojnë pyjet, e rëndësishme është të jesh shumë në formë dhe të mos dorëzohesh.
Sipas BBC, për këtë ka menduar dhe një zjarrëfikës i cili poston video në profilin e tij në “TikTok” duke kërcyer pasi përfundon operacionet e shuarjes së flakëve.
Videot e Chris Rumpf janë bërë virale në rrjet dhe shumë të tjerë i kanë ndjekur e kanë kërcyer si ai.
Në një intervistë për BBC ai tregon se këto video i bën për t'i ngritur moralin qytetarëve australianë.
Kjo i ndihmon dhe të gjithë kolegët e tij që po luftojnë me zjarret për të mbajtur moralin e ngritur dhe të mos dorëzohen përballë kësaj krize.
Këto video kanë pasur impakt pozitiv tek njerëzit të cilët i mbështesin zjarrëfikësit për punën e palodhshme që po bëjnë.