Qendra e Gramshit mori sot një pamje ndryshe. Mes vapës së verës, zjarrfikësit zgjodhën të freskonin qytetarët me ujë, ndërsa shfrytëzuan momentin për të përcjellë edhe një mesazh të fortë për mbrojtjen e pyjeve.
“Ne zgjodhëm t’ju freskojmë me ujë. Ju zgjidhni të mos ndizni zjarr!”, ishte mesazhi që shoqëroi aktivitetin, ku protagonistë u bënë fëmijët dhe familjet e tyre.
Përmes kësaj nisme, Shërbimi Zjarrfikës nënvizoi se parandalimi i zjarreve nis nga kujdesi i çdo qytetari dhe se mjafton një pakujdesi e vogël për të shkaktuar dëme të mëdha në pyje.
Në aktivitet morën pjesë edhe Bashkia Gramsh, vullnetarë holandezë, Qendra Kulturore e Fëmijëve Gramsh, Komisariati i Policisë së Shtetit Gramsh, Policia Bashkiake dhe Qendra Spitalore Gramsh.
Në fund u përcoll edhe apeli i aktivitetit: "Një pikë ujë sjell buzëqeshje, ndërsa një shkëndijë zjarri mund të shkatërrojë mijëra hektarë pyje", duke u kërkuar qytetarëve të mos ndezin zjarre dhe të tregojnë kujdes për mbrojtjen e pyjeve.
Diçka e ngjashme ndodhi edhe në Vlorë. Zjarrfikësit freskuan me ujë qendrën e qytetit, në zonën e Skelës.
Temperaturat e larta të kësaj vere, kanë bërë që forcat zjarrfikëse të marrim masa për t’u ardhur sadopak në ndihmë qytetarëve, duke freskuar sheshet qëndrore të qyteteve.
Një gjë e tillë, veç Gramshit ka ndodhur edhe në Vlorë, ku forcat zjarrfikëse kanë hedhur ujë për të freskuar qendrën e qytetit dhe qytetarët që ndodheshin aty, në zonën e Skelës.
-
Nuk ia thane ER qe Paçolli ishte nje nga mafiozet me te forte, me te rrezikshem dhe me hajduti ne Ballkan? çudi se spiunet nuk mungojne ne Kryeministri. SOt quhen keshilltare, por baballaret dikut i kishin çdo dite tek kafeneja e Ministrise se Brendshme... Shpresojme qe taksapaguesit shqiptr te mos i rendohet me shume borxhi.
Përgjigju -
BRAVO..KESHTU I LAGIN NJEREZIT NE SPANJE ..ITALI..GJERMANI KUR ESHTE VAPE.....
Përgjigju










Komente
Komento