Një dasmë në Malësi të Madhe në kohë COVID-i ka sjellë një furtunë në Policinë e Shtetit dhe të Burgjeve. Në ditët e fundit në rrjetet sociale bëri xhiro një video ku shfaqen tre efektivë të burgut të Reçit duke kërcyer me nusen në një dasmë me uniformën e policisë dhe pistoletë në brez.

Tre policët e burgjeve janë pezulluar nga puna, ndërsa ka nisur hetimi disiplinor edhe për eprorin e tyre në burgun e Reçit.

Por nuk ka mbaruar këtu furtuna. Përpos gjobitjes me një milion lekë të pronarit të lokalit ku u organizua dasma me inicialet E. R., Policia e Shtetit ka marrë masa të forta për strukturat në Malësi të Madhe.

Të pezulluar nga detyra;
Specialisti i policisë kriminale Jakup Reka
Specialisti i zonës Nikolin Rushaj
Skënder Kazazi dhe Anton Malotaj nga patrulla e përgjithshme

Në hetim disiplinor
Shefi komisariatit Malësi e Madhe Leonard Ndreka
Shefi i Rendit Skerdi Kasimati