Kërkesa e 51 deputetëve të
PS - LSI: Të shkarkohet Xhuka

Kërkesa e 51 deputetëve të<br />PS - LSI: Të shkarkohet Xhuka
TIRANE- Inspektorja e Përgjithshme e ILDKP, pritet që të jetë të martëm në Komisionin e Ligjeve, ku do të njihet edhe me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e saj nga detyra pas shkeljeve të rënda kushtetuese që ka bërë në drejtimin e këtij institucioni. Shkarkimi i saj, përveç raportit të hartuar në këtë komisionin nga një grup deputetësh që bënë verifikime në ILDKP pas denoncimeve të stafit të saj, vjen edhe si rezultat i firmosjes nga 51 deputetët e mazhorancës.

Në kërkesën e depozituar në Kuvend, e cila pritet që të hidhet në votim seancën e radhës plenare arsyetohet: “Përsa parashtrohet në raportin e Komisionit të Ligjeve ne vlerësojmë se në kundërshtim flagrant me ligjin që nga momenti i emërimit në detyrën e Inspektoriatit të Përgjithshëm të znj.Zana Xhuka përpmbushja e funksionit të këtij isntitucioni në rastin më të mirë ka qenë i mangët në rastet e tjera plotësisht në shkelje të detyrimeve ligjore dhe vetë Kushtetutës.

Nisur nga kompetencat që i njihen inspektores së përgjithshme veprimet dhe mosveprimet e znj. Zana Xhuka kanë krijuar pasoja të rënda dhe të pakthyeshme në proçeset e punës që ILDKP ka lidhur me numrin e kallëzimeve penale, masat admisnitrative, gjobat, hetimet adminsitrative”, thuhet në kërkësë.

Ndërkohë që deputetët firmëtarë kanë arsyetuar edhe faktin se “është i paprecedentë fakti që ndër 40 punonjës që ka patur në organikë ILDKP, 34 prej tyre ose 90% e tyre nënshkruajnë peticionion e bëjnë kallëzime publike mbi mungesën e funksionalitetit të institucionit, shkelje të ligjit nga kryeinspektorja, mungesën e eficensës së saj në ushtrimin e detyrës si dhe sjelljen e saj arrogante me stafin e isntitucionit. Një situatë e tillë konfliktuale ka sjellë si pasojë cënimin e imazhit publik, funksionalitetin dhe besueshmërinë në opinionin publik të këtij institucioni”, thonë ata.

Konflikti me Kuvendin
ILDKP u vu në qendër të vëmendjes edhe pas mospraportimit në Kuvend në lidhje me deklarimin e pasurisë të dy emrave të dekreteve të Presidentit për Gjykatën e Lartë, e cila është një tjetër arsye sipas deputetëve që kanë firmosur kërkesën për të kërkuar shkarkimin e saj. “Një veprim tejet ekstrem dhe të patolerueshëm në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit, vlerësojmë shkeljen institucionale të Inspektores së Përgjithshme karshi Kuvendit të Shqipërisë gjatë procedurës së shqyrtimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Komisioni i Ligjeve i kërkoi zyrtarisht me shkresë ILDKP të përcillte të gjithë informacionin e kërkuar në lidhje me deklarimin dhe kontrollin e pasurisë, interesave personale dhe konfliktin e interesave për dy subjekteve të dekretuara në detyrën e lartë Kushtetuese. Pavarësisht kësaj kërkese Inspektorja e Përgjithshme e ILDKP injoroi Kuvendin duke mos dërguar asnjë informacion zyrtar.

Është i mjaftueshëm ky veprim që cilësohet në shkelje të rëndë të Kushtetutës e të ligjit për të filluar procedurën e shkarkimit ndaj funksionarit më të lartë”, thuhet në kërkesë. Në fund të kërkesë sqarohet se “gjejmë me vend të vlerësojme se e gjithë kjo situatë e pazakontë, e paprecedentë në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të ligjeve dhe në papajtueshmëri me përgjegjshmërinë që duhet të ketë çdo funksionar i lartë i shtetit, gjen shpjegim në faktin se inspektorja e përgjithshme është një subjekt që nuk ka përmbushur që në momentin e propozimit si kandidaturë kriteret ligjore për të kryer këtë detyrë të lartë”, thuhet në kërkesë.  

faksimile

DEPUTETET QE FIRMOSEN

Gramoz Ruçi
Petrit Vasili
Musa Ulqini
Eduard Shalsi
Alfred Peza
Erion Braçe
Ervin Koçi
Valentine Leskaj
Dashamir Kamberi
Anastas Angjeli
Robert Bitri
Namik kopliku
Agron Çela
Arben Çuko
Vladimir Kosta
Vangjel Tavo
Shkelqim Selami
Klodiana Spahiu
Ilir Xhakolli
Esmeralda Shkjau
Pirro Kapurai
Gjovalin Kadeli
Bujar Kllogjri
Luan Duzha
Eduard Bejko
Anduel xhindi
Blerina Gjylameti
Evis Kushi
Fatmir Toçi
Enkelejda Shkreli
Adelian Rista
Mimosa Hafizi
Namik Dokle
Taunalnt Balla
Ben Blushi
Gentjan Bejko
Luiza Xhuvani
Andrea Marto
Ylli Ziçishti
Monika Kryemadhi
Rakip sulo
Gledjon Rehovca
Pjerin Ndreu
Armando Subashi
Pirro Lutaj
Besnik Baraj
Ulsi Manja


Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS