TIRANË - Një kërkesë e çuditshme është kjo e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj, drejtuar kreut të këtij institucioni, Gent Ibrahimi. Më 24 janar, Bazaj i ka kërkuar informacion Gent Ibrahimit, përmes një shkrese zyrtare, se përse në adresë të tij në zyrën e KLP-së, nuk ka mbërritur asnjë kartolinë urimi për Vitin e Ri, ndryshe nga sa ka ndodhur për anëtarët e tjerë të KLP-së.

"Edhe pse nuk do ta besoja kurrë që ndonjë person i caktuar të bjerë në një nivel kaq të ulët sa të më mbahen edhe kartolinat e urimit, por gjithsesi do të doja të kisha një informacion: Nëse në adresën time pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ardhur ndonjë kartolinë urimi për Vitin e Ri 2020, ose jo? Nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë, apo cilat janë arsyet e mosdorëzimit të tyre tek personi im?", shkruan në kërkesën e tij anëtari i KLP, Tartar Bazaj, i cili citon ligjin për të drejtën e informimit.

Bazaj thotë se kolegët e tij e kanë konfirmuar që kanë marrë kartolina urimi nga persona dhe institucione të ndryshme, dhe këtu kanë lindur dyshimet e tij, se ndoshta qëllimisht ose jo, atij nuk i kanë lënë në zyrën e KLP-së, kartolinat e urimit që mund t'i kenë ardhur për Vitin e Ri 2020.

Kerkesa per informim e Tartar Bazaj per kreun e KLP, Gent Ibrahimi

Gent Ibrahimi dhe Tartar Bazaj