Armand Duka kërkoi rihapjen e basteve, ministrja e Sportit: Nuk e rikthejmë atë katrahurë! Flasim vetëm për legalizimin e tregut online
Takimi mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe FSHF-së
TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me ligjin e sponsorizimit, por mbi të gjitha për kërkesën e këtyre të fundit për rikthimin e basteve sportive.
Ministrja Evis Kushi e përjashton kategorikisht rikthimin e pikave të basteve, teksa deklaron se ‘është kundër përsëritjes së katrahurës së sallave të bixhozit, bingove e basteve, si dhe pasojat negative të këtij fenomeni social në familjet shqiptare.’
“I kam ndjekur vazhdimisht me shumë vëmendje diskutimet e fundit nga përfaqësues të ndryshëm të komunitetit të sportit në lidhje me çështjen e rihapjes së basteve sportive. Natyrisht që pretendimet e tyre për tregun e zi të basteve nuk janë pa bazë, madje ka pasur edhe operacione policore në këtë drejtim. Por ndërkohë ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë botën, madje edhe në vendet më të zhvilluara, problemi i tregut të zi digjital të basteve sportive është shumë i ndjeshëm.”
Megjithatë vetë ministrja e pranoi se bastet online janë një problem dhe do dëgjojë për mundesitë e formalizimit të këtij tregu.
Në përfundim Kushi tha se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka treguar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e sportit në vend dhe takime të tilla janë të dobishme për të ecur bashkërisht përpara e për të ndërmarrë politika që garantojnë një sport dinjitoz. Në ditët në vijim do të zhvillohen dëgjesa edhe me përfaqësues të federatave të tjera sportive dhe grupe interesi.
Në një deklaratë për mediat më 14 qershor, Armando Duka dhe përfaqësuesit e klubeve kërkuan hapjen e basteve sportive të mbyllura që prej 2018. Sipas tyre bastet duhet të hapen dhe minimuni 70% e të ardhurave nga bastet ti kalojë sportit. Në lidhje me rikthimin e basteve sportive, Report TV, dy ditë më parë pyeti qytetarët.
Ne.k./a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim
9 Janar, 12:54
-
Renditja/ Superliga rikthehet me ndeshjet e para për 2025, spikat 'Klasikja' Vllaznia - Tirana! Dinamo në udhëtim, Partizani në shtëpi
9 Janar, 10:17
-
Merkato e Superligës/ Dinamo merr yllin e Tiranës, Egnatia rikthen Fernandon! AF Elbasani dy goditje, përforcohet Laçi
7 Janar, 13:36
-
1 janar 2025, hyn në fuqi rregulli për të huajt! Nga sot më pak shanse për elementin vendas në futbollin shqiptar
1 Janar, 13:30
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8 luhen më 14 dhe 15 janar 2025
30 Dhjetor 2024, 10:00
-
FIFA bllokon merkaton e Vllaznisë, e pësojnë edhe tre klube të tjera shqiptare
30 Dhjetor 2024, 08:52
-
Superliga rikthehet më 10 janar, zbardhet kalendari i tre javëve të radhës
29 Dhjetor 2024, 21:54
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 21:02
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor 2024, 08:42
-
Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore
23 Dhjetor 2024, 11:59
-
Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'
22 Dhjetor 2024, 19:07